Një ditë pas urdhërit të kreut të qeverisë, Edi Rama, disa nga drejtorët e insituticioneve më të rëndësishme në Shkodër kanë dhënë dorëheqjen.
Mësohet se ka paraqitur dorëheqjen, Kadri Ymeri në postin e Drejtorit të DAR, Mustaf Kraja në postin e Drejtorit të Bujqësisë.
Lista vijon me Luan Hetën, Drejtor i HEC Vau Dejës, Edmond Emini Drejtor i Postës njëherësh Kryetar i PS në Shkodër, Agim Dardha, Drejtor i Administratës së Zonave te Mbrojtura ne Shkoder, Astrit Beci Drejtor i Shendetit Publik.
Ndërkohë, pritet që të japë dorëheqjen nga posti edhe Ardian Dajti, Drejtor i Spitalit të Shkodrës.
Kujtojmë se kyeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e djeshme një takim me drejtorët politikë të qarkut të Shkodrës ku është diskutuar lidhur me emërimet dhe shkarkimet në strukturat e PS në këtë qark.
Rama ka deklaruar se të gjithë burrat duhet të japin dorëheqjen ndërsa për nga disa nga gratë do të rishikohet pozicioni. Kreu i qeverisë është shprehur se këto ndryshime nuk bëhen për shkaqe personale por bëhen për të krijuar një imazh të ri të PS në Shkodër./Opinion.al