Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një ditë pas telefonatës! Për çfarë u pajtuan saktësisht Trump dhe Putin? 

2025/03/19 at 11:03 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
“Putin nuk ka plan të urojë Trump”, reagon Kremlini: SHBA mbetet vend jomiqësor për Rusinë 

Ata arritën marrëveshje për një armëpushim. Por, për çfarë armëpushimi se? 


Tre vjet pas fillimi të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, Shtëpia e Bardhë dhe Kremlini njoftuan më 18 mars arritjen e një marrëveshje të gjerë, e cila synon ndërprerjen e konfliktit që i ka vrarë dhe plagosur më shumë se 1 milion burra në të dyja anët. 

Marrëveshja u bë e ditur pas një bisede telefonike gati dy orësh mes presidentëve Donald Trump dhe Vladimir Putin. Kjo ishte biseda e dytë telefonike nga presidenca Trump dhe mbase më e rëndësishmja deri tani. 

Ukraina, e përballur me trysni të madhe nga Shtëpia e Bardhë, e kishte nënshkruar paraprakisht propozimin amerikan për armëpushim 30-ditor, me kusht që edhe Rusia ta bënte të njëjtën. 

Për çfarë ra dakord Moska? 

“Përfundimi im kryesor këtu është se Moska ndihet goxha rehat me Trumpin, por për arsye të tjera nga ato që i përmendin pothuajse të gjithë”, tha për Radion Evropa e Lirë Nikolai Sokov, ish-diplomati rus që tani punon në Qendrën e Vjenës për Çarmatim. “Moska mund të negociojë me Trumpin, ndërsa Evropa këmbëngul se pozicioni i saj është i drejtë dhe duhet pranuar pa negociata”. 

Sa i përket veprimeve të drejtpërdrejta ushtarake, marrëveshja nuk ndryshon asgjë në fushën e betejës, ku trupat ruse, deri së voni, kanë vazhduar ta dobësojnë mbrojtjen ukrainase përgjatë një vije fronti prej 1.100 kilometrash. 

Trupat ukrainase po tërhiqen nga rajoni Kursk i Rusisë, të cilin e kishin pushtuar gati shtatë muaj më parë në përpjekje për të lehtësuar barrën në pjesë të vijës së frontit dhe për ta siguruar një kartë negociuese për bisedimet e ardhshme për paqe. 

Një element i rëndësishëm i marrëveshjes së 18 marsit është përqendrimi tek infrastruktura energjetike. 

Të paktën nga nëntori i vitit 2022, Rusia e ka goditur rëndë rrjetin energjetik të Ukrainës: termocentrale, linja transmetimi, transformatorë dhe nënstacione – një strategji që synon ta lodhë dhe ta terrorizojë popullsinë civile të Ukrainës. 

Përballë këtyre sulmeve, Ukraina ka luftuar për t’i mbajtur ndezur dritat dhe ngrohjen, por ka arritur të përballojë situatën falë zgjuarsisë vendase dhe mbështetjes së madhe nga Perëndimi. 

Në të njëjtën kohë, Ukraina ka përshpejtuar zhvillimin e industrisë së saj të dronëve dhe madje të raketave lundruese, të cilat i ka përdorur gjithnjë e më shumë për të shënjestruar infrastrukturën energjetike të Rusisë: rafineritë e naftës, tubacionet dhe objektet ushtarake. 

Duke folur në një konferencë për shtyp në Helsinki, presidenti ukrainas Zelensky, i cili në të kaluarën ka shprehur mbështetje për një armëpushim që përjashton veprimet tokësore, duket se e kritikoi marrëveshjen e re. 

“Ne gjithmonë kemi mbështetur idenë për të mos goditur objektivat energjetike, si dhe objektivat në det, prodhimin e ushqimit dhe transportin”, tha Zelensky pas telefonatës mes Kremlinit dhe Shtëpisë së Bardhë. 

“Tani, duhet të kuptojmë se cilat janë hollësitë e kësaj marrëveshjeje. Ne nuk i dimë ende”, shtoi ai. 

“Kjo mund të jetë një mënyrë për të qenë më afër një armëpushimi”, tha Zelensky. “Hap pas hapi. Por, pjesa tjetër mbetet statistika të realitetit: qindra dronë dhe raketa vazhdojnë të bien jo mbi fushën e betejës, por kudo”. 

Themeli për armëpushimin u arrit në Xhedah, Arabinë Saudite, pas takimeve mes delegacioneve ukrainase dhe amerikane. Dy ditë më pas, Putini iu përgjigj propozimit me një përgjigje që mund të përkufizohet si “po, por”. 

“Gjatë bisedës, Donald Trump propozoi që palët në konflikt të përmbahen reciprokisht nga sulmet ndaj objekteve të infrastrukturës energjetike për 30 ditë”, thuhet në deklaratën e Kremlinit mbi telefonatën e 18 marsit. “Vladimir Putin iu përgjigj pozitivisht nismës dhe menjëherë i dha ushtrisë ruse urdhrin përkatës”. 

Ndalimi i kufizuar i sulmeve ndaj objekteve energjetike në Ukrainë – dhe në Rusi – është një fitore për Kievin. 

Megjithatë, mund të përfundojë si një fitore edhe më e madhe për Moskën, tha Sokov. 

“Vini re se për 30 ditë, Rusia do të vazhdojë të prodhojë armë dhe do të jetë në gjendje t’i rifillojë sulmet në shkallë të gjerë nëse është e nevojshme”, tha ai për REL-in. 

“Ndërkohë, Ukraina nuk do të mund t’i riparojë plotësisht dëmet në infrastrukturën energjetike, nga e cila ka humbur një të tretën, sipas vlerësimeve të ndryshme”, shtoi ai. 

Çfarë nuk u tha? 

Çfarë mungoi në bisedime – të paktën në njoftimet publike nga Kremlini dhe Shtëpia e Bardhë – ishte përmendja e centralit bërthamor të Ukrainës në Zaporizhja, i cili është më i madhi në Evropë dhe i dërguari amerikan Steve Witkoff kishte thënë se mund të ishte në tavolinën e bisedimeve. 

Nuk u përmend as njohja e Krimesë ukrainase, të aneksuar prej Moskës, nga SHBA si territor rus, diçka që ishte thënë se mund të ndodhte. 

Ashtu siç nuk u përmendën ambiciet e Ukrainës për t’u bërë anëtare e NATO-s, gjë që Moska e kundërshton ashpër dhe madje e ka cituar si arsyetim për vendimin e saj për të pushtuar atë në shkurt të vitit 2022. 

Deklarata e Shtëpisë së Bardhë përmendi çështje më të gjera gjeopolitike – një shenjë drejt një pozite që Moska po e mbështet: që çdo marrëveshje me Uashingtonin duhet të jetë marrëveshje më e gjerë, e cila preken edhe çështje që nuk kanë lidhje me Ukrainën. 

Kjo është temë e përsëritur për Putinin, i cili ka përdorur termin “shkaqet rrënjësore” – një shprehje e shkurtër për pakënaqësinë e Kremlinit me tërë marrëdhëniet ndërkombëtare pas Luftës së Ftohtë. 

Por, zgjerimi i bisedimeve përtej vetë Ukrainës ishte diçka që pasardhësi i Trumpit, Joe Biden, e kundërshtonte. 

“Liderët u pajtuan që lëvizja drejt paqes do të fillojë me një armëpushim për energjinë dhe infrastrukturën, si dhe negociata teknike për zbatimin e një armëpushimi detar në Detin e Zi, armëpushim të plotë dhe paqe të përhershme”, tha Shtëpia e Bardhë. 

“Këto negociata do të fillojnë menjëherë në Lindjen e Mesme”, njoftoi ajo. 

“Ata diskutuan gjithashtu nevojën për të ndaluar përhapjen e armëve strategjike dhe do të angazhohen me vende të tjera për të siguruar aplikimin më të gjerë të mundshëm”, thuhet në komunikatë. “Dy liderët ndanë pikëpamjen se Irani nuk duhet të jetë kurrë në pozicion për ta shkatërruar Izraelin”. 

Po ashtu, nuk është e qartë nëse ndryshimi i hollë në formulim midis komunikatave është i rëndësishëm: “infrastrukturë energjetike” sipas Kremlinit kundrejt “energji dhe infrastrukturë” sipas Shtëpisë së Bardhë. 

Dhe përhapja e armëve strategjike – bërthamore apo tjera – ka qenë synim i lehtë që Uashingtoni dhe Moska e kanë ndarë në të kaluarën, derisa mosbesimi dhe dyshimet politike hynë në përpjekjet për këtë. 

Dy shtetet – që mbajnë dy arsenalet më të mëdha bërthamore në botë – janë ende të lidhura nga traktati i fundit i madh i kontrollit të armëve midis tyre, megjithëse ai pritet të skadojë vitin e ardhshëm, dhe nuk ka pasur asnjë përpjekje për të filluar bisedimet për një traktat pasues. 

Në fund, megjithatë, zgjerimi i fushës së bisedimeve përshtatet me shpresat më të gjera të Kremlinit për një ripunim më të gjerë të rregullave ndërkombëtare: dëshira e Moskës për t’u trajtuar si një barasvlerë nga Shtetet e Bashkuara – siç ishte gjatë Bashkimit Sovjetik./REL 



Ju sugjerojmë

Nata e parë e Sarkozy në qeli, Avokati: Ka nisur të shkruajë librin e tij
Bota

Nata e parë e Sarkozy në qeli, Avokati: Ka nisur të shkruajë librin e tij

22 Tetor, 2025 1:24 pm
Konflikti nisi për një kafe, si ndodhi vrasja e dy të rinjve në Manëz
Kronikë

Dy vrasje për një kafe në Durrës, kamerieri: I thashë ekspresi është fikur, më shau

22 Tetor, 2025 12:50 pm
Zbardhet akuza e SPAK për punonjësin e Urbanistikës në Bashkinë Sarandë, mori ryshfet për ndërtim të paligjshëm në Ksamil
Kronikë

Korrupsion dhe ndikim i paligjshëm, SPAK dërgon për gjykim 6 të pandehur

22 Tetor, 2025 12:24 pm
U vra pas sherrit për një kafe në lokal, del fotoja e të riut Aranit Kurti
Kronikë

U vra pas sherrit për një kafe në lokal, del fotoja e të riut Aranit Kurti

22 Tetor, 2025 11:06 am
Vrasjet në Manëz, flasin banorët: Jemi të tronditur, por ja që ndodhi
Kronikë

Vrasjet në Manëz, flasin banorët: Jemi të tronditur, por ja që ndodhi

22 Tetor, 2025 9:58 am
Konflikti nisi për një kafe, si ndodhi vrasja e dy të rinjve në Manëz
Kronikë

Konflikti nisi për një kafe, si ndodhi vrasja e dy të rinjve në Manëz

22 Tetor, 2025 9:55 am
Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
Kronikë

Me armë në makinë, arrestohet 25-vjeçari në Mat

22 Tetor, 2025 9:51 am
Trump vizitë treditore në Japoni, testi i parë diplomatik për kryeministren e re
Bota

Trump vizitë treditore në Japoni, testi i parë diplomatik për kryeministren e re

22 Tetor, 2025 9:46 am
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kryesore

“Pse i flet kamerierit”, zbulohet shkaku i sherrit ku u vranë dy persona

22 Tetor, 2025 8:17 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Emrat/ Dy të vrarë me armë zjarri në Durrës, konflikti pranë një karburanti në Manëz

22 Tetor, 2025 7:39 am
Para
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 

Kundërshtoi dhe goditi punonjësin e Policisë Rrugore! Arrestohet 31-vjeçari, i riu mori përpara me makinë efektivin 

Pas telefonatës Trump-Putin, Rusia dhe Ukraina bombardojnë njëra-tjetrën 

Pas telefonatës Trump-Putin, Rusia dhe Ukraina bombardojnë njëra-tjetrën 

Trump po e bën Amerikën të hesht 

Trump po e bën Amerikën të hesht 
















TE FUNDIT

Nata e parë e Sarkozy në qeli, Avokati: Ka nisur të shkruajë librin e tij

Nata e parë e Sarkozy në qeli, Avokati: Ka nisur të shkruajë librin e tij
22 Tetor, 2025

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy ka kaluar natën e parë pas hekurave në burgun e njohur La Santé në Paris, ku po qëndron...

Lexo më shumë

Dy vrasje për një kafe në Durrës, kamerieri: I thashë ekspresi është fikur, më shau

Konflikti nisi për një kafe, si ndodhi vrasja e dy të rinjve në Manëz
22 Tetor, 2025

Një ngjarje e rëndë tronditi Durrësin në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure, ku një sherr për...

Lexo më shumë

Korrupsion dhe ndikim i paligjshëm, SPAK dërgon për gjykim 6 të pandehur

Zbardhet akuza e SPAK për punonjësin e Urbanistikës në Bashkinë Sarandë, mori ryshfet për ndërtim të paligjshëm në Ksamil
22 Tetor, 2025

SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka çuar për gjykim 6 të pandehur për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm. Lidhur me...

Lexo më shumë

U vra pas sherrit për një kafe në lokal, del fotoja e të riut Aranit Kurti

U vra pas sherrit për një kafe në lokal, del fotoja e të riut Aranit Kurti
22 Tetor, 2025

Ky është 23-vjeçari Aranit Kurti, i cili mbeti i vrarë në konfliktin për një kafe në një lokal në Manëz...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com