Aktualitet

Një ditë pas ndryshimeve të miratuara nga kryesia e PS, Tom Doshi shkon në kryeministri



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:48 - 28/09/22 |
Opi Nion

Tom Doshi, partia e të cilit fitoi 3 deputetë në zgjedhjet e 25 prillit, ka shkuar këtë të mërkurë në ambientet e Kryeministrisë.

Në pamjet e mëposhtme Doshi shfaqet duke folur në telefon, ndërsa ende nuk dihet nëse ka takuar Ramën apo ndonjë zyrtar tjetër brenda godinës së kryeministrisë.

Kjo vizitë e Doshit vjen në kohën kur ditën e djeshme në mbledhjen e kryesisë së PS u bënë ndryshimet e drejtuesve politikë në disa qarqe, përfshi edhe Shkodrën.

Kryesia e PS-së vendosi Elisa Spiropalin si drejtuese politike në qarkun e Shkodrës duke zëvendësuar Edona Bilalin.

Kujtojmë se Tom Doshi dha dorëheqjen nga mandati i deputetit një ditë pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Pas