Tom Doshi, partia e të cilit fitoi 3 deputetë në zgjedhjet e 25 prillit, ka shkuar këtë të mërkurë në ambientet e Kryeministrisë.
Në pamjet e mëposhtme Doshi shfaqet duke folur në telefon, ndërsa ende nuk dihet nëse ka takuar Ramën apo ndonjë zyrtar tjetër brenda godinës së kryeministrisë.
Kjo vizitë e Doshit vjen në kohën kur ditën e djeshme në mbledhjen e kryesisë së PS u bënë ndryshimet e drejtuesve politikë në disa qarqe, përfshi edhe Shkodrën.
Kryesia e PS-së vendosi Elisa Spiropalin si drejtuese politike në qarkun e Shkodrës duke zëvendësuar Edona Bilalin.
Kujtojmë se Tom Doshi dha dorëheqjen nga mandati i deputetit një ditë pas zgjedhjeve të 25 prillit.