Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim, ka shkuar këtë paradite në selinë e Partisë Demokratike për të zhvilluar një takim me kryedemokratin Lulzim Basha.
Mësohet se ambasadorja Kim po zhvillon këtë takim me kryedemokratin Basha, një ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.
Kujtojmë se politika shqiptare sot ndodhet në heshtje zgjedhore, ndërkohë që nesër do të vendoset për qeverinë e re, e cila do të marrë mandatin 4 vjeçar./Opinion.al