Aktualitet

Një ditë para fillimit të shkollës, Shahini mesazh nxënësve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:34 - 13/09/20 |
Opi Nion

Teksa na ndan vetëm një ditë nga fillimi i nisjes së vitit të ri shkollor, ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka publikuar një mesazh për të gjithë nxënësit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja shkruan se rikthimi në shkolla do të bëhet me një normalitet të ri, duke respektuar masat dhe protokollet për të mos lejuar përhapjen e Covid-19.

Pas një kohe të gjatë larg shoqeve dhe shokëve të klasës, nxënësit tanë do të ritakohen nesër në bankat e shkollës. Kësaj here me një “normalitet të ri”, duke mbajtur maskën, ruajtur distancën dhe respektuar rregullat anti-COVID në mënyrë që të ruhet shëndeti i të gjithëve dhe të sigurohet një proces i mbarë shkollor”, shkruan ministrja. / Opinion.al

Pas