Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një ditë me heronjtë e rrjetit

2020/11/20 at 8:46 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Një ditë me heronjtë e rrjetit

Në kohë të largëta, kur fijet e komunikimit ishin vetëm ca tela të lidhur pas shtyllash betoni, që në kohë furtunash rrëzoheshin, fillrojtësit që endeshin maleve për t’i rilidhur telat e këputur ishin më të padukshmit por më të rëndësishmit e që shpeshherë quheshin heronj. Sot, ndërsa bota modernizohet e zhvillohet drejt teknologjisë, termi fillrojtës as që njihet e kuptohet si term, sidomos nga të rinjtë.


Por, edhe pse s’quhen më kështu, ata, punonjësit, inxhinierët, gjithë skuadra e teknologjisë, vazhdojnë të jenë aty, në çdo kilometër të rrjetit, në krye të detyrës, me vështirësitë e sfidat e përditshme, për t’i siguruar njerëzimit rrjet të fuqishëm celular e fiks, 24 orë në 24.

Në këto kohë teknologjike ata ngrenë e mirëmbajnë antena gjigande, cep e më cep Shqipërisë, deri dhe në zonat më të thella. Punojnë sigurisht në të tjera kushte e rregulla sigurie, por mbeten po aq heronj sa fillrojtësit e dikurshëm. Ndërsa ne punojmë, studiojmë online (sidomos në këto kohë pandemie), lundrojmë me orë të tëra në internet, komunikojmë me miqtë e të afërmit tanë nëpër botë, e ndihemi si
të ishim pranë tyre, falë teknologjisë, as që na shkon ndër mend se kush janë ata që na e sigurojnë gjithë këtë komunikim. Vëmendjen për ta e ka, sigurisht, kompania për të cilën ata punojnë. Vetëm pak ditë më parë Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Achilleas Kanaris u bashkua me skuadrën e inxhinierëve, atje në terren, në një prej stacioneve të rrjetit Vodafone, për t’u shprehur atyre mirënjohjen për gjithë punën e palodhur që ata bëjnë çdo ditë për të garantuar performancë të shkëlqyer të rrjetit celular e fiks në treg, ku Vodafone është pa diskutim i pari dhe, së fundmi me një tjetër arritje, duke u renditur i 8-i në botë për shpejtësinë e internetit në celular, bazuar në rezultatet e testimeve nga Speedtest by Ookla.

“Këtë vit kemi arritur edhe më shumë. Bashkuam rrjetin tonë celular dhe fiks në pak muaj, për të krijuar rrjetin e parë Gigabit të konvergjuar me fibër dhe 4G në Shqipëri. Përfitimet e këtij investimi për familjet dhe bizneset shqiptare janë të dukshme dhe ky është vetëm fillimi. Përpos kësaj, arritëm të menaxhojmë
suksesshëm rritjen e fluksit të komunikimit gjatë pandemisë, duke dyfishuar kapacitetin e rrjetit brenda natës. Një tjetër vit, një tjetër histori suksesi për skuadrën tonë të teknologjisë. Ju lumtë! Na bëni krenarë çdo ditë”, është shprehur z. Kanaris në postimin e tij në LinkedIN dedikuar heronjve të rrjetit.

Falë këtij ekipi dhe investimeve të vazhdueshme, Vodafone Albania ka siguruar rrjetin me performancën më të mirë në vend. Sot më shumë se kurrë e kuptojmë sesa i rëndësishëm është komunikimi dhe për më tepër sa e rëndësishme është që nevojat për komunikim t’ia besojmë një kompanie serioze dhe të qëndrueshme në treg, për të cilën, klienti dhe nevojat e tij janë prioriteti kryesor.

Heronjtë e rrjetit qëndrojnë pas çdo risie që Vodafone prezanton në treg. Ata kujdesen që të jemi gjithnjë të lidhur me njëri- tjetrin, në çdo kohë dhe nga çdo cep i Shqipërisë.



Ju sugjerojmë

“Nuk ikim nga Parlamenti”, Berisha: Rama përgjigjen do e marrë më 24 janar
Aktualitet

Dhunimi i avokatit Kujtim Cakrani në Vlorë, Berisha: Një akt kriminal shtetëror

8 Shkurt, 2026 9:03 pm
Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona
Bota

Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona

8 Shkurt, 2026 7:41 pm
Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe
Bota

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe

8 Shkurt, 2026 5:42 pm
101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën
Bota

101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën

8 Shkurt, 2026 4:06 pm
Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja
Aktualitet

Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja

8 Shkurt, 2026 3:58 pm
Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas
Kronikë

Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas

8 Shkurt, 2026 3:11 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Zelensky: SHBA synon përfundimin e luftës në Ukrainë deri në qershor

8 Shkurt, 2026 3:05 pm
Garoi me ligament të dëmtuar, përplasje e frikshme e Lindsey Vonn në Olimpiadë
Sport

Garoi me ligament të dëmtuar, përplasje e frikshme e Lindsey Vonn në Olimpiadë

8 Shkurt, 2026 3:02 pm
“Epstein”/ Princi Andrew ftoi financierin amerikan dhe një modele ruse për…
Bota

“Epstein”/ Princi Andrew ftoi financierin amerikan dhe një modele ruse për…

8 Shkurt, 2026 2:59 pm
Dhunohet avokati Kujtim Cakrani,sulmohet në një pikë karburanti, përfundon në spital
Aktualitet

Dhunohet avokati Kujtim Cakrani,sulmohet në një pikë karburanti, përfundon në spital

8 Shkurt, 2026 2:56 pm
Para
Video/ Di Maio në Klan, tregon se çfarë i tha Bruno Vespa për “Opinion”

Video/ Di Maio në Klan, tregon se çfarë i tha Bruno Vespa për “Opinion”

Shifra të larta infektimesh, 39 viktima në Maqedoninë e Veriut

Shifra të larta infektimesh, 39 viktima në Maqedoninë e Veriut

Lulzim Basha përballë gazetarëve

Lulzim Basha përballë gazetarëve
















TE FUNDIT

Dhunimi i avokatit Kujtim Cakrani në Vlorë, Berisha: Një akt kriminal shtetëror

“Nuk ikim nga Parlamenti”, Berisha: Rama përgjigjen do e marrë më 24 janar
8 Shkurt, 2026

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas ngjarjes së sotme në Vlorë, ku u dhunua avokati i ish-presidentit...

Lexo më shumë

Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona

Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona
8 Shkurt, 2026

Autoritetet franceze kanë arrestuar pesë persona pasi një gjyqtare dhe nëna e saj u rrëmbyen dhe u mbajtën peng për...

Lexo më shumë

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe
8 Shkurt, 2026

Zyrtarë të lartë të mbrojtjes izraelite i kanë paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se programi iranian i raketave balistike përbën një...

Lexo më shumë

101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën

101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën
8 Shkurt, 2026

11 persona plagosën si pasojë e bombardimeve ruse në distriktin Korabelnyi të Khersonit, njoftoi administrata ushtarake rajonale e qytetit në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com