Në pritjen që kryeministri Edi Rama iu bëri liderëve që do të merrnin pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit ra në sy një diplomat, që ecte me paterica.
Bëhet fjalë për drejtuesin polak të sekretariatit energjetik, Artur Lorkoëski, ndërkohë që sikurse shihet edhe në foto, problemi me këmbën e tij të djathtë nuk e ka penguar zyrtarin të marrë pjesë në samitin, që bashkon liderët e BE dhe të Ballkanit sot në Tiranë.