Një artist që la gjurmë në muzikën bashkëkohore, jo vetëm me zërin, por edhe me krijimet e tij. Eshtë fjala për Gentian Demaliaj, solisti i njohur i grupit “Djemtë e detit”, i cili solli një frymë të re në muzikën e fillimit të viteve ’90, jo thjesht me krijimtarinë, por edhe me imazhin e tij.
Presidenti i Republikës Bujar Nishani, ka nderuar artistin Demaliaj, me çmimin “Mjeshtër i Madh i Punës”, një vit pas ndarjes nga jeta.