Një burrë i ka dhënë fund jetës ku u varur në pemë në Tiranë. Trupi u gjet në parkun e Liqenit mëngjesin e sotëm nga kalimtarë të rastësishëm që njoftuan policinë. Ende nuk dihet identiteti por policia tha se është rreth 35-40 vjeç.
Njoftimi i policisë së Tiranës:
Më datë 02.10.2017, rreth orës 07:00, në Numrin e Emergjenca 112, jemi njoftuar për një person të varur në pemë, në zonën e liqenit Artificial. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimi paraprak ka rezultuar se : Në zonën e Liqenit Artificial, është konstatuar nga një kalimtar, një person i gjinisë mashkull, (ende i paidentifikuar), rreth moshës 35 – 45 vjeç, varur në një pemë me një kordon elektrik. Nga këqyrja paraprake, nuk ka shenja dhune në trup, dyshohet të jetë vetëvarur. Punohet për identifikimin e kufomës dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.