Një burrë, ende i paidentifikuar u gjet në rrugë i plagosur. Policia tha se ka dëmtime të shumta në fytyrë. I dëmtuari ishte i shtrirë në tokë në rrugën “Shemsi Haka” në zonën e Ali Demit në Tiranë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur. Policia po punon për identifikimin e tij dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.