Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Një biznesmeni i morën fëmijën e 800 mijë €”, Hoxha bën lidhjen mes 3 atentateve

2021/11/08 at 3:16 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Një biznesmeni i morën fëmijën e 800 mijë €”, Hoxha bën lidhjen mes 3 atentateve

Gazetari Investigativ, Artan Hoxha ka bërë lidhjen mes 3 ngjarjeve të fundit të ndodhura në vendin tonë. Bëhet fjalë për vrasjen e biznesmenit, Rruzhdi Hoxha, grabitjen e biznesenit Nazmi Çangu në Nikël dhe vënien e eksplozivit në makinën e noteres Rezerta Koçi. Sipas tij të 3 këto ngjarje janë të lidhura me fenomenin e fajdeve.

“Ngjarja me Nazmi Çangun ishte e rëndë, të hysh në atë zonë duhet ta njohësh mirë ose të kesh lidhje të forta, personi që është arrestuar dhe ata në kërkim i kanë këto komponentë. Lidhja me grupin “Hijet e natës” të disa grabitjeve në Tiranë, mes tyre edhe disa politikanë, ministra dhe ish-ministra, por nuk i kanë denoncuar pasi kanë qenë para korrupsioni dhe nuk mund të bënin kallëzim pasi kanë qenë miliona euro” tha Hoxha në abc neës.

Fillimisht u tha se biznesmenit Çangu iu grabitën rreth 120 mijë euro, por Hoxha thotë se ishin më shumë. “Shuma ka qenë shumë më e madhe se ajo që është deklaruar. Paratë kanë shkuar këto ditë te Nazmi Çangu. Informacioni jepet ose nga një i brendshëm ose ai që ka dorëzuar paratë, se Çangu merret me fajde” tha ai.

Më pas Hoxha bëri një lidhje për dosjen e fajdeve me dy ngjarjet e tjera kriminale. “Grabitja e Çangut, vendosja e eksplozivit ndaj ish-noteres dhe dyshimi për ngjarjen e fundit (vrasja e biznesmenit) dyshohet se janë të lidhura me atë që është fenomeni i fajdeve”.

Gazetari Hoxha foli edhe për raste konkrete dhe tregoi rastin e një biznesmeni që i kanë marrë fëmijën dhe 800 mijë euro.“Aty ka interesa të frikshme, fëmija i një biznesmeni ka marrë 10 mijë euro dhe atij i kanë marrë 800 mijë euro dhe fëmijën që nuk e di ku e ka. Është biznesmen që merret me ndërtimin e rrugëve. Njëherë i del në Pakistan dhe njëherë nga Lindja e Mesme, por po i marrin lokale, prona, vila, është një grup i strukturuar kriminal dhe personazhe të këtij grupi i mbaj mend që nga ’97 dhe në Tiranë kanë biznese. Janë njerëz të skeduar nga polica. Ata korruptojnë brenda policisë dhe prandaj situata është e tillë”.

Por si funksion ky biznes në Shqipëri? “Kjo mënyrë nuk ka zgjidhje në gjykatë, aty është “AK47”-ta. Në rastin e Çangut, Nazmiu jepte para me fajde, ai është në krahun e kundërt, është marrë info që ka para dhe është goditur. Ish-noterja ka marrë para me fajde, përveç kallëzimeve që janë bërë në adresë të saj. Ajo ka edhe një situatë tjetër, një person shumë i afërt i saj që ka pasur lidhje ka humbur jetën në Mamurras nga një aksident dhe sot ndodhet në situatën edhe për detyrimet që ka pasur personi në fjalë, diku 150 mijë euro, që personat që ja kanë dhënë me fajde, ja kanë katërfishuar, i kanë kërkuar 650 mijë euro. Edhe fondacioni Xhaferri nuk e kalonte në këto nivele. Ish-noteres i është treguar se nuk mund të rrijë e qetë dhe se i ka mbaruar afati, dhe se janë në gjendje ti bëjnë keq asaj. Për ti treguar asaj që ne nuk kemi frikë”.

Por çfarë ndodh nëse nuk paguhet? Hoxha rrëfeu skemën që përdorin kriminelët. “Një pjesë e tyre bëhen aksionerë të kompanive, se japin para dhe kur kompania nuk është në gjendje të kthejë paratë kërkojnë që të bëhen aksionerë, kjo është një metodë mjaft e mirë e tyre për të pastruar para. Është një nga metodat më të përhapura sot. Bankat bllokuan kreditë për bizneset problematike dhe ata ju drejtuan krimit dhe krimi po bëhet i ligjshëm sot” përfundoi Hoxha.

Ju sugjerojmë

Akuzat se Begaj punon në një klinikë private, Berisha: Ndodh kjo në botë?
Kryesore

Akuzat se Begaj punon në një klinikë private, Berisha: Ndodh kjo në botë?

15 Tetor, 2025 2:47 pm
Bardhi për Begajn: President paradite, mjek pasdite
Kryesore

Bardhi për Begajn: President paradite, mjek pasdite

15 Tetor, 2025 1:43 pm
Teatri i ri kombëtar, Rama: Po merr jetë një vepër që do transformojë Tiranën
Aktualitet

Teatri i ri kombëtar, Rama: Po merr jetë një vepër që do transformojë Tiranën

15 Tetor, 2025 12:24 pm
Protesta në Tiranë për ish-krerët e UÇK, djali i Thaçit: A jeni gati?
Aktualitet

Protesta në Tiranë për ish-krerët e UÇK, djali i Thaçit: A jeni gati?

15 Tetor, 2025 11:37 am
Tentoi të grabiste argjendarinë në Shkodër, arrestohet në Tiranë 29-vjeçari
Kronikë

Tentoi të grabiste argjendarinë në Shkodër, arrestohet në Tiranë 29-vjeçari

15 Tetor, 2025 11:09 am
Auto-Skicë
Kryesore

Gazment Bardhi përballet me Peleshin: Po nuk e drejtove dot Kuvendin hiq dorë

15 Tetor, 2025 10:38 am
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Plagosi me thikë të moshuarin, arrestohet pas 6 muajsh 36-vjeçari në Berat

15 Tetor, 2025 9:37 am
SHBA dhe Britania zbulojnë skemën më të madhe të mashtrimit me kriptomonedha
Bota

SHBA dhe Britania zbulojnë skemën më të madhe të mashtrimit me kriptomonedha

15 Tetor, 2025 9:33 am
OBSH: Shumica e vendeve nuk kanë politika për të trajtuar çrregullimet neurologjike
Bota

OBSH: Shumica e vendeve nuk kanë politika për të trajtuar çrregullimet neurologjike

15 Tetor, 2025 8:43 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 15 tetor 2025

15 Tetor, 2025 8:28 am
Para
Akuzohet për vrasjen e Santiago Malkos, SPAK kërkon 19 vite burg për Bledi Tetën

Akuzohet për vrasjen e Santiago Malkos, SPAK kërkon 19 vite burg për Bledi Tetën

Situata drejt përmirësimit, vetëm 8 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Situata drejt përmirësimit, vetëm 8 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Gjyshja e autorit që vrau të riun në Elbasan: I lumshin duart, më drogonin vajzën

Gjyshja e autorit që vrau të riun në Elbasan: I lumshin duart, më drogonin vajzën

TE FUNDIT

Akuzat se Begaj punon në një klinikë private, Berisha: Ndodh kjo në botë?

Akuzat se Begaj punon në një klinikë private, Berisha: Ndodh kjo në botë?
15 Tetor, 2025

Kreu i PD-së, Sali Berisha sulmoi edhe presidentin Bajram Begaj, për të cilin kanë kërkuar shkarkimin. Përveç akuzës për shkelje...

Lexo më shumë

Bardhi për Begajn: President paradite, mjek pasdite

Bardhi për Begajn: President paradite, mjek pasdite
15 Tetor, 2025

Akuza të ashpra ka bërë Gazment Bardhi në drejtim të presidentit të Republikës, Bajram Begaj, për të cilin grupi i...

Lexo më shumë

Teatri i ri kombëtar, Rama: Po merr jetë një vepër që do transformojë Tiranën

Teatri i ri kombëtar, Rama: Po merr jetë një vepër që do transformojë Tiranën
15 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama  ka postuar në rrjetet sociale disa imazhe nga puna për ndërtimin e teatrit të ri kombëtar në...

Lexo më shumë

Protesta në Tiranë për ish-krerët e UÇK, djali i Thaçit: A jeni gati?

Protesta në Tiranë për ish-krerët e UÇK, djali i Thaçit: A jeni gati?
15 Tetor, 2025

Endriti Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar në rrjetet sociale duke shpërndarë thirrjen për pjesëmarrje në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com