Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan ka publikuar emrat e qeverisë së re të tij.
Ndër emrat e rinj binte në sy edhe ai i Berat Albajrak, dhendrit të Erdogan.
Albajrak u zgjodh parlamentar në Stambol dhe i është besuar Ministria e Energjitikës.
Kryeministër është konfirmuar Ahmet Davutogli.
Ndërkohë që një debat i madh është hapur pas përjashtimit nga qeveria e re e ish-ministrit të Jashtëm dhe Ekonomisë Ali Babaxhan, roli i të cilit është vlerësuar edhe nga Perëndimi.
Përjashtimi i tij ka ardhur pas disa përplasjeve me Erdogan në muajt e shkuar lidhur me çështjen e taksave.