Aktualitet

“Një bandë nga më të rrezikshmet”, çfarë ka në dorë policia për grabitësit


               Publikuar në : 15:01 - 25/04/19 |
geliano fataj

“Një bandë nga më të rrezikshmet me të cilat Policia është përballur”. Kështu do të deklaronte këtë të enjte, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj në lidhje me grabitësit që u futën në pistën e Rinasit dhe morën 6.5 milionë euro.

Autoritetet deri tani kanë të arrestuar 5 persona, njëri nga ata ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë duke nxjerrë dhe pjesën tjetër të grupit. Po ashtu 5 të tjerë janë në kërkim për grabitjen e 9 prillit.

Alkond Bendasi
Alkond Bendasi

 

Klement Çala, vijon të jetë në kërkim në krye të listës, ndërsa grupi hetimor dyshohet se 31-vjeçari ka qenë bashkë me Admir Murataj brenda pistës së aeroportit të Rinait. Këtë hetuesit e mbështesin edhe nga përgjimi i një telefonate ndërmjet familjarëve të Klementit, pasi ata shprehnin shqetësim se, ai mund kishte humbur jetën gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë.

Listës së personave të shpallur në kërkim iu është shtuar edhe vëllai i madh i Klementit, Eldi Çala. Në servisin e 35-vjeçarit nga Elbasani u modifikua edhe furgoni, i cili u përdor në grabitjen e 9 prillit në Rinas. Emrat e vëllezërve Çala dolën edhe nga bashkëpunëtori i drejtësisë, Alkond Bendasin, të cilit iu gjetën gjurmë gishtërinjsh brenda furgonit të loguar me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”.

Ndërkohë sipas hetimeve të deritanishme, dyshohet se rol të rëndësishëm për të realizuar planin e denjë për filmat hollivudianë kanë pasur edhe dy ish-efektivë të policisë, të cilët janë shpallur në kërkim. Njëra dyshohet të jetë 31-vjeçarja E. Bici.

Listës së personave që dyshohen se kanë marrë pjesë në grabitje ose të që mund të jetë përfshirë në atë ngjarje janë edhe dy shtetas me origjinë nga Kosova. Këtë e pohoi gjatë fazës marrjes në pyetje, Alkond Bengasi. Ai shtoi se pesudonimet e tyre, ishin “Daja” dhe “Tani”, të cilët ishin nën shoqërinë e Admir Murataj në një takim që u zhvillua tek “Shkëmbi i Kavajës”. /Opinion.al

Pas