InstaBIZ

Një atlete në fytyrë, tatuazhi i ri i reperit habit ndjekësit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:52 - 12/02/20 |
el ida

Chris Brown njihet për tatuazhet e tij të shumta dhe të çuditshme në çdo pjesë të trupit, mirëpo tatuazhi i fundit ka tejkaluar çdo pritshmëri.

Reperi i famshëm ka vendosur të gdhendë poshtë veshit, në faqen e djathtë një atlete Air Jordan 3, të cilat mesa duket janë fiksimi i madh i tij.

Fotoja e tatuazhit po bën tashmë xhiron e rrjetit, pasi nuk është aspak e zakonshme të përjetësosh një palë atlete në lëkurë, megjithatë fansat janë të bindur se Chris ka një histori domethënëse që fshihet pas veprimit.

Ndërkaq, së fundmi, Brown lançoi projektin e tij të ri me reperin shqiptar Gashi, të titulluar “Safety 2020”, i cili u prit mjaft mirë nga fansat dhe numëron miliona klikime./Opinion.al

Pas