Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një afrikano- amerikane për Zv.presidente, Biden bën zgjedhjen e tij

2020/08/12 at 9:24 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Një afrikano- amerikane për Zv.presidente, Biden bën zgjedhjen e tij

Në Shtetet e Bashkuara, Kandidati demokrat për president, Joe Biden deklaroi të martën se ka zgjedhur senatoren Kamala Harris, si kandidaten e tij për nënpresidente për zgjedhjet e 3 nëntorit 2020.


Është e para herë që një afrikano-amerikane zgjidhet si kandidate për nënpresidente nga njëra nga partitë kryesore.

Zoti Biden e bëri publike zgjedhjen e tij në faqen e tij të fushatës, që tashmë ka në faqen e pare emrat e zotit Biden dhe zonjës Harris dhe një fotografi të tyre, së bashku. Ai e njoftoi zgjedhjen e tij edhe në Tëitter:

“Kam nderin e madh të njoftoj se kam zgjedhur Kamala Harrisin – një luftëtare e guximshme për të pafuqishmit dhe një nga zyrtarët më të mirë publikë – si kandidate për nënpresidente”, shkruan kandidati demokrat për president, Joe Biden.

Zoti Biden kishte premtuar se do të zgjidhte një grua me kualifikime të larta për postin. Së fundmi kishte pasur thirrje të shumta që ai të zgjidhte një afrikano-amerikane, ndërsa në të gjithë vendin u intensifikuan protestat për barazi racore.

“Besoj se një zgjedhje e tillë do t’i motivonte shumë votuesit afrikano-amerikanë dhe ndoshta ata të rinj që ndoshta nuk janë aq të entusiazmuar me kandidaturën e tij”, kishte thënë për Zërin e Amerikës Niambi Carter, profesore shkencash politike në Universitetin Hoëard.

Zoti Biden, përmendte gjithashtu edhe bashkëpunimin e Senatores Harris, që ka qenë Prokurore e Përgjithshme e Kalifornisë, me të birin e tij, Beau që ishte Prokuror i Përgjithshëm i Delauerës.

“Pashë se si ata u përballën me bankat e mëdha, mbështetën njerëzit e punës dhe mbrojtën gratë dhe fëmijët nga abuzimet. Isha krenar për ta dhe jam krenar sot ta kem partnere në këtë fushatë”, shkruante ai.

Në Tëitter, senatorja Harris tha se “ishte e nderuar” të ishte në krah të zotit Biden “dhe të bënte maksimumin që ai të bëhej Komandanti i Përgjithshëm”.

Presidenti Donald Trump, reagoi shumë shpejt me një video të faqes së tij të fushatës, të cilën e publikoi në llogarinë e tij në Tëitter, ku thuhet se zonja Harris kandidoi për postin e presidentit (në garën brenda Partisë Demokrate) duke përqafuar të majtën radikale dhe se amerikanët e hodhën poshtë kandidaturën e saj.

Joe Biden “po ia jep frenat në dorë Kamalës, ndërsa të dy ata përqafojnë të majtën radikale”, thuhet në video.

“Joe i ngadaltë dhe Kamala hipokrite: të përkryer së bashku, të gabuar për Amerikën”, përfundon videoja.

Senatorja Kamala Harris, ishte konsideruar si kandidatura kryesore për këtë post, megjithëse zoti Biden e kishte shtyrë njoftimin mes spekullimeve për kundërshtimin brenda kampit të tij ndaj emrit të saj.

55 vjeçarja Harris ka lindur në Oakland të Kalifornisë, dhe është bijë imigrantësh nga India dhe Xhamaika.

Ajo është diplomuar në Universitetin e Kalifornisë, në Fakutetin e së Drejtës dhe në vitin 2010 u zgjodh si prokurore e përgjithshme e Kalifornisë.

Zonja Harris arriti në Uashington më pak se katër vjet më parë si Senatore e Kalifornisë.

Para përzgjedhjes së saj, një ish-rivale si kandidate brenda partisë që ishte përplasur shpesh me të gjatë fushatës, në kampin e zotit Biden ishin diskutuar edhe alternativa të tjera .

Disa këshilltarë kryesorë të zotit Biden dukej se kishin ngritur pyetje për besnikërinë dhe ambicjet e saj, por dukest se ai i kapërceu këto rezerva.

Zonja Harris kishte bërë disa takime këtë javë me këshilltarë të zotit Biden, për të disktuar mbi këto shqetësime.

Kandidatura të tjera që po konsideroheshin ishin Karen Bass, një anëtare kongresi afrikano-amerikane nga Kalifornia, ish-këshilltarja e sigurisë kombëtare, Susan Rice, ish ligjvënësja e shtetit të Xhorxhas, Stacey Abrams, senatorja aziatiko-amerikane Tammy Duckëorth nga Ilinoi, senatorja e Masaçusetsit, Elizabeth Warren dhe guvernatorja e Miçiganit, Gretchen Whitmer.

Pritet që zoti Biden dhe senatorja Harris të shfaqen së bashku për herë të pare si partnerë të kandidaturës demokrate të mërkurën./VOA

 



Ju sugjerojmë

Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenlandë
Bota

Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenlandë

6 Shkurt, 2026 7:52 pm
Norvegjia do të hetojë zbulimet e dosjes Epstein
Bota

Norvegjia do të hetojë zbulimet e dosjes Epstein

6 Shkurt, 2026 7:49 pm
Sula kryeinspektor, Noka: Nga “o gjel deti pusho”, në “o gjel deti këndo”
Politikë

Sula kryeinspektor, Noka: Nga “o gjel deti pusho”, në “o gjel deti këndo”

6 Shkurt, 2026 7:22 pm
Këshilli mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, Qeveria propozon ish-ministrin
Aktualitet

Këshilli mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, Qeveria propozon ish-ministrin

6 Shkurt, 2026 6:04 pm
3 ditë në kërkim të bariut, dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit Vjosë
Kronikë

3 ditë në kërkim të bariut, dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit Vjosë

6 Shkurt, 2026 5:42 pm
Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Veliajt
Aktualitet

Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Veliajt

6 Shkurt, 2026 5:40 pm
Vendimi i qeverisë: E premtja pushim për administratën
Aktualitet

Qeveria rrit pagat e administratës, kategoritë që përfitojnë

6 Shkurt, 2026 5:06 pm
SHBA akuzon Kinën: Zhvilloi fshehurazi një test bërthamor, duhet traktat i ri
Bota

SHBA akuzon Kinën: Zhvilloi fshehurazi një test bërthamor, duhet traktat i ri

6 Shkurt, 2026 4:30 pm
Përplasje Greqi-Turqi, rriten tensionet në prag të takimit Mitsotakis–Erdogan
Bota

Përplasje Greqi-Turqi, rriten tensionet në prag të takimit Mitsotakis–Erdogan

6 Shkurt, 2026 3:24 pm
Trump publikon videon, Barack Obama dhe Michelle Obama si majmunë
Bota

Trump publikon videon, Barack Obama dhe Michelle Obama si majmunë

6 Shkurt, 2026 3:08 pm
Para
Video/ Sulmi me armë në hotelin në Tushemisht, dalin pamjet e autorëve

Plumba hotelit në Pogradec, kapet në pyll 52-vjeçari dhe 3 bashkëpunëtorë

Ishte prekur nga Covid, humb jetën efektivi i policisë në Shkodër

Ishte prekur nga Covid, humb jetën efektivi i policisë në Shkodër

Vaksina ndaj COVID-19, Australia nis testimin e dy modeleve

Gara për vaksinën/SHBA, marrëveshje për 100 milionë doza me “Moderna”
















TE FUNDIT

Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenlandë

Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenlandë
6 Shkurt, 2026

Franca ka hapur një konsullatë në kryeqytetin e Grenlandës, Nuuk, duke forcuar praninë e saj diplomatike në Arktik dhe duke...

Lexo më shumë

Norvegjia do të hetojë zbulimet e dosjes Epstein

Norvegjia do të hetojë zbulimet e dosjes Epstein
6 Shkurt, 2026

Norvegjia duket se do të nisë një hetim ndaj ministrisë së saj të jashtme për lidhjet me ish-sulmuesin seksual amerikan Jeffrey...

Lexo më shumë

Sula kryeinspektor, Noka: Nga “o gjel deti pusho”, në “o gjel deti këndo”

Sula kryeinspektor, Noka: Nga “o gjel deti pusho”, në “o gjel deti këndo”
6 Shkurt, 2026

Pas emërimit të Dashnor Sulës si kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD. Përmes një postimi në Facebook,...

Lexo më shumë

Këshilli mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, Qeveria propozon ish-ministrin

Këshilli mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, Qeveria propozon ish-ministrin
6 Shkurt, 2026

Këshilli i Ministrave i ka propozuar Kuvendit dy anëtarët për këshillin mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Dy emrat janë ish-ministri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com