Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një aferë seksi trondit sistemin e kryeministrit hungarez

2020/12/04 at 11:30 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Një aferë seksi trondit sistemin e kryeministrit hungarez

Nga Keno Verseck –


Skandali seksual i bashkëthemeluesit të Fidesz-it, József Szájer, nxjerr në pah hipokrizinë dhe moralin e dyfishtë të një shteti, kryeministri i të cilit shet moral me homofobi.

Jeta seksuale e politikanëve është përgjithësisht një çështje private. Por jo, kur këta tjetër bëjnë, e tjetër flasin. Dhe jo kur bëhet fjala për një anëtar themelues të partisë nacionaliste hungareze, Fidesz, dhe për një aleat të ngushtë të Kryeministrit, Viktor Orban, qeveria e të cilit njihet për qëndrimin e hapur kundër komunitetit LGBTQ+, tani është përfshirë në një skandal seksual.

József Szájer dha dorëheqjen të dielën si deputet i Parlamentit Evropian, pasi pranoi se kishte thyer rregullat e pandemisë për të marrë pjesë në një orgji të paligjshme në Bruksel, ku shumica e pjesëmarrësve ishin burra. Media belge e quajti si një lloj „gang bang” festën, e cila u zhvillua në një apartament mbi një bar homoseksualësh dhe shkelte rregullat e vëna për të parandaluar koronavirusin. Policia hyri në banesë pasi fqinjët u ankuan për zhurmë dhe thuhet, se gjetën më shumë se 20 njerëz në gjendje të zhveshur, shumë syresh diplomatë.

József Szájer, gjysmë i zhveshur, ishte përpjekur të dilte nga dritarja, dhe me vete kishte drogë, por jo kartën e identitetit. Prandaj edhe autoritetet e  shoqëruan në banesën e tij, ku u tregoi pasaportën diplomatike. Ai dha të dielën dorëheqjen duke me argumentin se jeta politike ishte bërë për të “një ngarkesë mendore gjithnjë e më e madhe”. Por të martën, publiku mësoi arsyen e vërtetë të dorëheqjes, kur doli me një deklaratë për mediat hungareze duke pranuar se kishte marrë pjesë në festën e Brukselit.

Afera hedh një dritë të re mbi regjimin e Orbanit. Në vitin 1988, József Szájer ishte një nga 37 bashkëthemeluesit e Fidesz-it dhe ai është një nga të paktët që ende është aktiv në politikë, së bashku me Kryetarin e Asamblesë Kombëtare, Laszlo Köver, dhe gazetarin, Zsolt Bayer, i cili ka shkruar një mori  artikujsh racistë.

József Szájer, i cili në Bruksel funksiononte si një fijelidhës i profilit të lartë dhe kishte luajtur një rol të rëndësishëm në formësimin e politikave të Orbanit ndaj Bashkimit Evropian, është i martuar me Tunde Hando, një avokate dhe gjykatëse e shquar, që drejtonte Zyrën Kombëtare të Gjyqësorit të Hungarisë deri në vitin 2019 dhe ishte e dobishme në minimin e ndarjes së pushteteve, çka bëri që gjyqtarët të viheshin nën ndikimin qeveritar. Megjithëse vetë Szájer nuk shihet si një teoricien konspiracioni, kurrë nuk kishte asnjë dyshim në lidhje me pikëpamjet e tij. Në Bruksel, ai shpesh mbronte me forcë ideologjinë nacionaliste, etnike dhe kristiane fundamentaliste të Orbanit.

Në korridoret e BE-së flitet se József Szájer madje kishte hartuar edhe tekstin për kushtetutën e parë të Hungarisë pas Luftës së Ftohtë, e cila hyri në fuqi në vitin 2012. “Hungaria do të mbrojë institucionin e martesës si bashkimin e një burri dhe një gruaje të krijuar me vendim vullnetar, dhe familja si baza e mbijetesës së kombit “, thuhet aty.

Homofobia në rritje

Homofobia ka qenë një pjesë e përhershme e politikës së qeverisë hungareze që kur Orbani mori pushtetin në vitin 2010. Gjatë viteve, kryeministri ka bërë komente homofobe të papërpunuara dhe nënçmuese.

Muajt e fundit, megjithatë, Orbani here pas here bënte deklarata primitive ndaj homoseksualëve. Në tetor, Orbani do t’i krahasonte ata për here të pare me pedofilët. Ai tha se Hungaria ka “një qasje jashtëzakonisht tolerante dhe të duruar” ndaj homoseksualëve, por deri në një vijë të kuqe: “Mos të na prekin  fëmijët “, tha ai. Në nëntor, qeveria shtoi një ndryshim në nenin e familjes: Nëna është një grua, babai është burrë. Ndërsa në maj, parlamenti miratoi një ligj që ndalonte ndryshimin e gjinisë në dokumentet e identitetit.

Në kritikën e tij ndaj BE-së, Orban, i cili ndër të tjera, së bashku me Poloninë bllokon miratimin e planit buxhetor, e akuzon BE-në se kjo po krijon një diktaturë të korrektesës politike, ku vlerat kristiane, tradicionale dhe familjare nuk vlejnë më dhe se establishmenti i së majtës liberale synon t’i bëjë njerëzit pazot dhe pa identitet.

Se çfarë pasojash mund të sjellë kjo aferë për Orbanin, kjo mbetet të shihet. Një aferë e mëparshme e ngjashme seksuale të një politikani të tij, që shfrytëzonte prostituta, i kushtoi gjatë zgjedhjeve lokale një humbje të madhe votash në veriperëndim të Hungarisë/DW



Ju sugjerojmë

Kushtetuesja rrëzoi kërkesën e PD për zonat e mbrojtura/Zhupa: Në Strasburg për…
Aktualitet

Kushtetuesja rrëzoi kërkesën e PD për zonat e mbrojtura/Zhupa: Në Strasburg për…

1 Gusht, 2025 10:15 am
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
Aktualitet

SPAK sekuestron 25 pasuri të një grupi kriminal të dënuar në Belgjikë

1 Gusht, 2025 10:05 am
Tentoi të përdhunonte një të re në banesën e saj, arrestohet 40-vjeçari në Lushnje
Aktualitet

Tentoi të përdhunonte një të re në banesën e saj, arrestohet 40-vjeçari në Lushnje

1 Gusht, 2025 9:52 am
Ministri i Jashtëm gjerman Wadephul për vizitë në Izrael
Bota

Ministri i Jashtëm gjerman Wadephul për vizitë në Izrael

1 Gusht, 2025 9:36 am
Kroacia shënon 30-vjetorin e çlirimit/Parada në Zagreb: Armë e dilema historike
Bota

Kroacia shënon 30-vjetorin e çlirimit/Parada në Zagreb: Armë e dilema historike

1 Gusht, 2025 9:13 am
Letra drejtuar DASH për Berishën/Si kërkon kompania amerikane heqjen e “non gratës”
Aktualitet

Letra drejtuar DASH për Berishën/Si kërkon kompania amerikane heqjen e “non gratës”

1 Gusht, 2025 9:01 am
Protestat në Los Angeles, Trump vë në sprovë themelet e shtetit demokratik
Bota

SHBA dhe Pakistani arrijnë marrëveshje për rezervat e naftës

1 Gusht, 2025 8:47 am
SHBA njofton sanksione të reja kundër Iranit
Bota

Trump vendos tarifa tregtare ndaj dhjetëra shteteve, përfshirë ato të Ballkanit

1 Gusht, 2025 8:36 am
Shqiptarët kryesojnë në Europë për numrin e lartë të makinave luksoze
Kryesore

Shqiptarët kryesojnë në Europë për numrin e lartë të makinave luksoze

1 Gusht, 2025 8:28 am
Rama: Mbi 237 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes që nga viti 2019
Aktualitet

Rama: Mbi 237 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes që nga viti 2019

1 Gusht, 2025 8:21 am
Para
Koronavirus/SHBA, numri i të prekurve kalon 100 mijë

SHBA, 10 milionë më pak vende pune sesa ç’kishte para pandemisë

Emri-Foto/ Ekzekutohet me armë në Lezhë efektivi i FNSH

Emri-Foto/ Ekzekutohet me armë në Lezhë efektivi i FNSH

Horoskopi, 6 prill 2020

Horoskopi, 5 dhjetor 2020
















TE FUNDIT

Kushtetuesja rrëzoi kërkesën e PD për zonat e mbrojtura/Zhupa: Në Strasburg për…

Kushtetuesja rrëzoi kërkesën e PD për zonat e mbrojtura/Zhupa: Në Strasburg për…
1 Gusht, 2025

Deputetja e PD, Ina Zhupa ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi padinë e bërë për ligjin “Për Zonat e Mbrojtura”....

Lexo më shumë

SPAK sekuestron 25 pasuri të një grupi kriminal të dënuar në Belgjikë

SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
1 Gusht, 2025

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka sekuestruar 25 pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme ndaj një...

Lexo më shumë

Tentoi të përdhunonte një të re në banesën e saj, arrestohet 40-vjeçari në Lushnje

Tentoi të përdhunonte një të re në banesën e saj, arrestohet 40-vjeçari në Lushnje
1 Gusht, 2025

Policia e Lushnjes ka vënë në pranga një 40-vjeçar, pasi tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë, me një 35-vjeçare....

Lexo më shumë

Ministri i Jashtëm gjerman Wadephul për vizitë në Izrael

Ministri i Jashtëm gjerman Wadephul për vizitë në Izrael
1 Gusht, 2025

Ministri i Jashtëm gjerman thotë se Gjermania do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Izraelit, por i kërkoi qeverisë izraelite që...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com