Një 40-vjeçare është shpëtuar nga policia dhe banorët në Porgadec pasi ishte hedhur nga ura në liqen.
Bëhet me dije se shtetësia me iniciale S.K., 40-vjeç pasi është nxjerrë nga uji është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
NJOFTIMI:
Më datë 05.03.2023, rreth orës 17:45, në lagjen nr.3, nga ura buzë liqenit të Pogradecit, është hedhur në ujë shtetasja S. K., rreth 40 vjeçe, banuese në Pogradec, e cila falë ndërhyrjes së disa banorëve dhe shërbimeve të Policisë, u nxor nga uji dhe u dërgua për ndihmë mjekësore në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Opinion.al