Aktualitet

Nisma e PS për dosjet e Sigurimit/Balla: Berisha ka qenë sekretar i Partisë së Punës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:04 - 22/08/22 |
Opi Nion

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, ka folur ditën e sotme për nismën për ndryshimet ligjore,  të propozuara nga Autoriteti i Dosjeve.

Në një deklaratë për mediat, Balla u shpreh se për personat që rezultojnë të kenë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit, duhet të pamundësohet vazhdimi i ngjitjes së tyre në karrierën dhe hierarkinë shtetërore.

“Ende drafti përfundimtar nuk është gati. Ai draft që është bërë publik është draft i grupit të punës të ngritur nga ana jonë. Personat që rezulton të kenë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit, këta persona jo vetëm që këto fakte duhen bërë publike por të pamundësojmë vazhdimin e ngjitjes së tyre në karrierën dhe hierarkinë shtetërore sikurse kanë arritur të bëjnë gjithë këto vite. Ky është ende një draft pune”.

Balla u pyet edhe për ish-Kryeministrin Sali Berisha nëse në këtë nismë do të përfshijnë edhe personat e shpallur non grata që të ndalohen në politikë. Për çështjen e Berishës ai tha se i takon organeve të drejtësisë të hetojnë.

Sa i përket çështjes së non gratës… non grata është vendim që është marrë nga SHBA, së fundmi edhe nga Britania dhe për këtë çështje qëndrimi ynë është i qartë, u takon organeve të drejtësisë dhe i bëj edhe njëherë thirrje Prokurorisë Speciale që nën dritën e akuzave të ngritura nga SHBA, unë mendoj që është koha e përshtatshme që i takon drejtësisë. Kjo nuk është çështje që mund të adresohet në këtë paketë që ne po diskutojmë. Sali Berisha është funksionar i lartë si nënsekretar i partisë së punës. Është e papranueshme që 32 vjet pas vendosjes së demokracisë një sekretar partie i shpallur dhe non grata ky person të vazhdojë të bëjë pis Kuvendin e Shqipërisë dhe jetën politike në vend”, deklaroi Taulant Balla.

Pas