Aktualitet

Nisma e PD për Vetingun e politikanëve/ Berisha: Manipulim, ligji s’bën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:59 - 05/11/21 |
Opi Nion

Ish-kryeministri Sali Berisha nga Foltorja e Lushnjës, foli për procesin e vettingut dhe nismën e PD p[ër vetingun e politikanëve.

Berisha thekson se vettingu u bë për gjueti të shtrigave, duke shtuar se në krye të drejtësisë janë vënë vëllezër të ministrave.  Më tej ai tha se vetingu i politikanëve nismë e PD është një manipulim pasi po paraqitet një ligj që s’bën.

“Vettingu u përdor për gjueti shtrigash, për të nxjerrë në krye të drejtësisë vëllezërit e ministrave. E përdorën për të nxjerrë ish-ministra në krye të drejtësisë, e përdorën me tre standarde vettingun. Kushtetuita thotë se vettingu duhet të bëhet publike, e atyre nuk iu publikohet, sepse janë mëkatarë, por meritojnë të jenë në burg. Ne nuk gëzojmë të drejtën  e një procesi të vettingut që të jetë i drejtë.

Kanë vendosur njerëz të tyre në krye të institucioneve më të rëndësishëm, iu besohen dosjet të rinjve të FREESH-it. Shqiptarët mendonin në shumicë se vettingu është bërë keq, edhe reforma në drejtësi. Tani Basha do të maskojë votimin që do bëjë për Palomën. Kam qenë, jam e do jem për vettingun e politikanëve, por jo me manipulim,  duke paraqitur një ligj që nuk bën”, u shpreh Berisha./Opinion.al

Pas