Bota

Nisma e demokratëve për shkarkim, Trump: Absolutisht qesharake


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:12 - 12/01/21 |
Doriana Çepunaj

Presidenti ende në detyrë i SHBA, Donald Trump, i quajti të martën përgatitjet e Kongresit për të filluar procesin e shkarkimit ndaj tij, si “absolutisht qesharake” dhe tha se ato po shkaktonin “një zemërim të jashtëzakonshëm”.

Teksa doli nga Shtëpia e Bardhë për t’u nisur në Teksas, drejt kufirit mes SHBA-ve dhe Meksikës, Trump tha se ai dhe të tjerët rreth tij nuk e duan dhunën.

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara prezantoi ditën e djeshme një rezolutë për gjykimin e presidentit Donald Trump, nën akuzat për “nxitje të kryengritjes”. Demokratët që udhëheqin këtë dhomë të Kongresit amerikan, e fajësojnë Trumpin për nxitje të trazirave, javën e kaluar, në Kongres.

Kujtojmë se katër protestues dhe një polic mbetën të vdekur, pasi mbështetësit e Trumpit sulmuan dhunshëm ndërtesën e Kongresit dhe u përplasën me policinë./Opinion.al

Pas