Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nisja e vitit të ri akademik,Kushi uron studentët dhe pedagogët:Qeveria do t’ju mbështesë

2022/10/16 at 7:02 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Fëmijët morën pjesë në protestën e Rinasit dhe bojkotuan mësimin, reagon Kushi

Në nisje të vitit të ri akademik, ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka bërë një urim për të gjithë studentët dhe pedagogët.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, teksa falenderon studentët që kanë zgjedhur të vazhdojnë univeristetin në Shqipëri, Kushi iu rikujton masat e marra nga qeveria në këto kohë krize.

Ndër të tjera, ministrja iu bën me dije se qeveria do të punojë në mënyrë që pas studimeve, studentët të kenë mundësi të integrohen më shpejt me tregun e punës.

“Të dashur studentë dhe pedagogë,

Dua ta nis me një urim shumë të përzemërt për një vit akademik sa më të mbarë e të suksesshëm për të gjithë ju!

Veçanërisht ju që uleni për herë të parë në auditoret e universiteteve, ju përgëzoj që pas përfundimit me sukses të shkollës së mesme, keni zgjedhur të hidhni hapa të mëtejshëm në rrugëtimin drejt dijes, një rrugëtim i gjatë sa vetë jeta. Ky vit i ri akademik përkon me një situatë të vështirë, kur e gjithë bota, përfshirë edhe Shqipërinë, po vuan pasojat e një krize të shkaktuar nga lufta në Ukrainë. Qeveria Shqiptare ka ndërmarrë një sërë masash për të mbështetur çdo familje, përfshirë edhe familjet tuaja, për të zbutur sa më shumë efektet e krizës së çmimeve. Por mbështetja jonë për ju nuk ndalet këtu. Këtë vit kemi ofruar përjashtim nga tarifat dhe bursa mujore me vlerë sa paga minimale për studentët që zgjedhin programet prioritare, ata që kanë rezultate të shkëlqyera, si dhe studentët fitues në olimpiada ndërkombëtare. Ndërkohë, po vazhdojmë pa u ndalur punën dhe investimet për përmirësimin e kushteve të akomodimit në rezidencat studentore, si në kryeqytet ashtu edhe në qytete të tjera universitare. Kemi forcuar bashkëpunimin edhe me bashkitë, vetë universitetet dhe donatorë të ndryshëm, që infrastruktura universitare kudo në Shqipëri të ofrojë standardet më të mira bashkëkohore. Dua t’ju falënderoj me zemër që keni vendosur të studioni në Shqipëri, duke i besuar ndër të tjera edhe procesit të ndërkombëtarizimit të universiteteve. Ky proces do t’i japë edhe më shumë cilësi dhe vlerë diplomës suaj, duke u afruar më shumë me universitetet më prestigjoze evropiane e botërore. Ne do të vazhdojmë të punojmë maksimalisht që ju të keni alternativa të reja cilësore studimi këtu, me qëllim që pas studimeve të integroheni sa më shpejt në tregun e punës e të jepni sa më shumë kontribut për Shqipërinë tonë të dashur. Ne kemi nevojë për ju! Vendi ka shumë nevojë për ju! Dy fjalë edhe për ju, të dashur kolegë pedagogë. Dua t’ju shpreh respektin dhe mirënjohjen time maksimale për punën dhe përkushtimin tuaj në formimin e profesionistëve të së ardhmes. E në këtë fillim viti akademik, kam besim që ne do t’i rrisim më tej përpjekjet dhe bashkëpunimin për të bërë më të mirën për studentët tanë, por edhe për të rritur performancën në të gjitha aspektet akademike e universitare, në funksion të zhvillimit të vendit. Mbështetja jonë edhe për ju do të vazhdojë pa u ndalur. Urime dhe suksese të gjithë bashkë”, shkruan Kushi.

Ndërkohë, kujtojmë se pedagogët kanë lajmëruar bojkotim të procesit mësimor dhe protesta dy orëshe çdo ditë deri në plotësimin e kërkesave nga ana e qeverisë. Pedagogët kërkojnë rritje të pagës./Opinion.al

Ju sugjerojmë

24 viktima nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet në Pakistan
Bota

24 viktima nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet në Pakistan

28 Qershor, 2025 6:23 pm
Sekuestrohet kokainë me vlerë 96 milionë paund në portin britanik
Bota

Sekuestrohet kokainë me vlerë 96 milionë paund në portin britanik

28 Qershor, 2025 6:02 pm
Kurti takon krerët e partive në kërkim të konsensusit për konstituim të Kuvendit
Rajoni

Kurti takon krerët e partive në kërkim të konsensusit për konstituim të Kuvendit

28 Qershor, 2025 5:49 pm
Irani hap hapësirën ajrore në pjesët qendrore dhe perëndimore të vendit
Bota

Irani hap hapësirën ajrore në pjesët qendrore dhe perëndimore të vendit

28 Qershor, 2025 5:44 pm
“Shqipëria destinacion për turistët e elitës, i bashkohet SHBA, Zvicrës e Tajlandës”
Aktualitet

“Shqipëria destinacion për turistët e elitës, i bashkohet SHBA, Zvicrës e Tajlandës”

28 Qershor, 2025 5:31 pm
Izraeli: Kemi pasur agjentë në Iran që prej 2010-ës
Bota

Izraeli: Kemi pasur agjentë në Iran që prej 2010-ës

28 Qershor, 2025 5:28 pm
Ekspozimi i tepërt në diell, ndikimi tek shëndeti dhe kujdesi që duhet të tregoni
Life Style

Ekspozimi i tepërt në diell, ndikimi tek shëndeti dhe kujdesi që duhet të tregoni

28 Qershor, 2025 5:18 pm
“Jeff nuk më ndryshoi, më zbuloi”, rrëfimi i Lauren Sanchez para dasmës me Bezos
InstaBIZ

“Jeff nuk më ndryshoi, më zbuloi”, rrëfimi i Lauren Sanchez para dasmës me Bezos

28 Qershor, 2025 5:16 pm
Irani: Të gatshëm të zhvillojmë bisedime bërthamore me SHBA
Bota

Irani: Të gatshëm të zhvillojmë bisedime bërthamore me SHBA

28 Qershor, 2025 5:14 pm
“Travel off Path”: Shqipëria, destinacioni trend i 2025-ës
Aktualitet

“Travel off Path”: Shqipëria, destinacioni trend i 2025-ës

28 Qershor, 2025 4:43 pm
Para
Nëna i tregon bërrylin djalit: Sa të më regëtijë një damar, këtë të jap

Nëna i tregon bërrylin djalit: Sa të më regëtijë një damar, këtë të jap

Kthehet pas 86 vitesh në Shqipëri anija e rrallë “Amerigo Vespuci”

Kthehet pas 86 vitesh në Shqipëri anija e rrallë "Amerigo Vespuci"

Tiranë/Makina përplas fëmijën. Një tjetër automjet del nga rruga, ka të plagosur

Aksident në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, makina përplas këmbësoren

TE FUNDIT

24 viktima nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet në Pakistan

24 viktima nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet në Pakistan
28 Qershor, 2025

24 persona, gjysma e të cilëve fëmijë, kanë vdekur në Pakistan nga përmbytjet e menjëhershme ose shembjet e shtëpive të...

Lexo më shumë

Sekuestrohet kokainë me vlerë 96 milionë paund në portin britanik

Sekuestrohet kokainë me vlerë 96 milionë paund në portin britanik
28 Qershor, 2025

Autoritetet britanike kanë sekuestruar një sasi kokaine me vlerë thuajse 100 milionë paund, në një nga operacionet më të mëdha...

Lexo më shumë

Kurti takon krerët e partive në kërkim të konsensusit për konstituim të Kuvendit

Kurti takon krerët e partive në kërkim të konsensusit për konstituim të Kuvendit
28 Qershor, 2025

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) ka pritur të shtunën në takim krerë...

Lexo më shumë

Irani hap hapësirën ajrore në pjesët qendrore dhe perëndimore të vendit

Irani hap hapësirën ajrore në pjesët qendrore dhe perëndimore të vendit
28 Qershor, 2025

Irani ka hapur hapësirën e tij ajrore për fluturime ndërkombëtare në pjesën qendrore dhe pjesërisht mbi perëndim të vendit, tha...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com