Aktualitet

Nisja e vitit akademik, pedagogët paralajmërojnë përshkallëzim të protestave



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:28 - 17/10/22 |
Opi Nion

Sot duhet të kishte nisur normalisht viti i ri akademik, por pedagogët e disa fakulteteve kanë zgjedhur të protestojnë.

Ashtu siç edhe kishin paralajmëruar ditën e premte, pedagogët kanë bojkotuar procesin mësimor, ndërsa i kërkojnë qeverisë që të shtojnë financimet për universitetet.

Në një dalje për mediat ditën e sotme, kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi bëri me dije se do të ketë bojkot të mësimit  edhe në ditët në vijim.

I pyetur në lidhje me deklaratën e ministres së Arsimit Evis Kushi për një dialog mes palëve, Kovaçi u shpreh: “Përmes ministres Kushi nuk besoj se do arrihet plotësimi i kërkesave tona, dialogu duhet të vijë nëpërmjet kryeministrit Rama.”

Ndër të tjera, kreu i sindikatave tha se do të ketë përshkallëzim të protestave nëse nuk do të ketë reagim nga ana e qeverisë, ndërsa u bëri thirrje studentëve që të dalin në protestë./Opinion.al

Pas