Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nisin hetimet për vrasjet në burgun e Spaçit, kërkime për trupat e 44 të zhdukurve

2023/06/02 at 5:29 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Nisin hetimet për vrasjet në burgun e Spaçit, kërkime për trupat e 44 të zhdukurve

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka nisur një hetim te thelluar për fatin e 44 të zhdukurve që dyshohet të jenë vrarë në burgun e Spaçit.


Përmes një njoftimi, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit bën me dije se ka lindur nevoja e verifikimit të dyshimeve, të raportuara, për vendvarrimet e fshehta dhe qartësimit të fatit të personave që kanë humbur jetën në këtë burg, si rezultat i ekzekutimeve, vrasjeve apo edhe vdekjeve të të burgosurve gjatë vuajtjes së dënimit.

Ky institucion gjithashtu thotë se po bashkëpunon edhe me organet e pushtetit lokal për të siguruar mbrojtjen e vend varrimeve të identifikuara apo dyshuara.

 “Grupi i specialistëve të Autoritetit, në bashkëpunim me institucionet vendore punuan për mbledhjen e fakteve paraprake, dëshmive dhe të dhënave rreth burgut të Spaçit me qëllim hedhjen dritë mbi pasojat që ka sjellë shfrytëzimi i punës dhe dhuna ndaj  të dënuarve në Kampin e Punës së Detyruar-Spaç. Autoriteti mori nismën në përkujtim të 50-vjetorit të revoltës së të burgosurve në Spaç, gjatë së cilës lindi si nevojë hetimi i thelluar mbi ngjarjen, arsyet që sollën zhvillimin e saj dhe pasojat.

Nisur nga analiza e dokumentacionit arkivor të ish- Sigurimit të Shtetit dhe dokumenteve të tjera zyrtare mbi punën e detyruar, impaktin e saj në ekonominë e vendit, dëshmitë gojore autentike të ish-të burgosurve politik në këtë kamp, si dhe nga  komunikimi me institucione lokale, Autoriteti ndërtoi narativën  mbi ngjarjen dhe historinë e burgut-kamp të Spaçit, ku mes të tjerash lindi nevoja e verifikimit të dyshimeve, të raportuara, për vendvarrimet e fshehta dhe qartësimit të fatit të personave që kanë humbur jetën në këtë burg, si rezultat i ekzekutimeve, vrasjeve apo edhe vdekjeve të të burgosurve gjatë vuajtjes së dënimit”, njofton Autoriteti i Dosjeve.

Nga kërkimet e bëra në dokumentet që gjenden në Autoritet, apo në institucione të tjera, si Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, Ministria e Brendshme, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, janë 44 ish të dënuar, që janë ekzekutuar, vrarë ose kanë vdekur nga mundimi dhe sëmundjet gjatë vuajtjes së dënimit, aksidentet në punë apo në tentativë arratisje.

Sipas hetimeve paraprake të grupit të punës janë siguruar fakte të tilla si: Personat që ekzekutoheshin, apo vdisnin gjatë vuajtjes së dënimit, varroseshin nga personeli i burgut në vende jashtë territorit të burgut, duke u pamundësuar të afërmve të tyre, në çdo rast që të marrin trupin; vendet që kanë shërbyer si vendvarrime për të burgosurit që kanë humbur jetën në Spaç, dyshohet se gjenden pranë varrezave të fshatit Shpal, në fshatin Gëziq, Kodër Spaç, rreth 1 km në jug-perëndim të Burgut të Spaçit; si dhe në disa  raste  ekzekutimet janë kryer në vende, ku si kriter i vetëm ishte largësia nga zonat e banuara.

Autoriteti është në pritje të miratimit të Vendimit të Këshillit të Ministrave “Për mënyrën e mbrojtjes dhe ruajtjes së vendvarrimeve të identifikuara ose të dyshuar “, ndërsa po merren masat paraprake dhe do të ndërveprohet me pushtetin vendor, Mirditë, duke siguruar mbrojtjen e vend varrimeve të identifikuara apo dyshuara, duke siguruar në çdo rast ruajtjen e integritetit të vendit të ngjarjes dhe mbetjeve mortore.

 



Ju sugjerojmë

Republika Çeke vendi i parë në BE që kufizon hyrjen e diplomatëve rusë
Bota

Republika Çeke vendi i parë në BE që kufizon hyrjen e diplomatëve rusë

30 Shtator, 2025 7:22 pm
Përballja në kabinetin me sekretarët, a po e frenon Donald Trump manjatin e tekonologjisë?
Bota

Trump-udhëheqësve ushtarakë: Nëse dikush nuk më pëlqen, do ta shkarkoj menjëherë

30 Shtator, 2025 6:56 pm
Mashtroi 128 mijë persona, dënohet kinezja që vodhi 5.7 mld euro në Bitcoin
Bota

Mashtroi 128 mijë persona, dënohet kinezja që vodhi 5.7 mld euro në Bitcoin

30 Shtator, 2025 6:01 pm
Ultimatumi i Trump për Hamasin: Pranoni paqen, ose ju pret fundi i zi
Bota

Ultimatumi i Trump për Hamasin: Pranoni paqen, ose ju pret fundi i zi

30 Shtator, 2025 5:24 pm
Pse Tony Blair do të luajë një rol kyç në rindërtimin e Rripit të Gazës?
Bota

Pse Tony Blair do të luajë një rol kyç në rindërtimin e Rripit të Gazës?

30 Shtator, 2025 4:38 pm
Operacioni i SPAK kundër trafikut të emigrantëve, disa persona të arrestuar
Kronikë

SPAK dërgon në GJKKO kryetaren në detyrë të Bashkisë Tropojë, akuzat

30 Shtator, 2025 4:11 pm
Tabaku: Buxheti i Shtetit në shërbim të pakicës
Kryesore

Tabaku: Buxheti i Shtetit në shërbim të pakicës

30 Shtator, 2025 3:25 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

E shkarkoi nga puna, 48-vjeçari dhunon drejtorin e Ujësjellës-Kanalizimeve

30 Shtator, 2025 3:16 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Hamasi e mirëpret planin e Trump për paqe në Gazën

30 Shtator, 2025 2:36 pm
Deputetja merr foshnjën në Kuvend
Politikë

Deputetja merr foshnjën në Kuvend

30 Shtator, 2025 2:16 pm
Para
Tensionet në veri, Blinken: Dënojmë veprimet e qeverisë së Kosovës

Blinken: Nuk ka armëpushim në Ukrainë pa tërheqje të Rusisë

Stuhia e rërës përfshin Egjiptin, humb jetën 1 person, plagosen 5 të tjerë (VIDEO)

Stuhia e rërës përfshin Egjiptin, humb jetën 1 person, plagosen 5 të tjerë (VIDEO)

Si u lirua nga burgu Saimir Tahiri?

Saimir Tahiri reagon pas daljes nga burgu: Pata mundësi të njihja padrejtësinë përballë
















TE FUNDIT

Republika Çeke vendi i parë në BE që kufizon hyrjen e diplomatëve rusë

Republika Çeke vendi i parë në BE që kufizon hyrjen e diplomatëve rusë
30 Shtator, 2025

Qeveria çeke njoftoi sot se synon të japë shembull duke u bërë vendi i parë i BE-së që kufizon hyrjen...

Lexo më shumë

Trump-udhëheqësve ushtarakë: Nëse dikush nuk më pëlqen, do ta shkarkoj menjëherë

Përballja në kabinetin me sekretarët, a po e frenon Donald Trump manjatin e tekonologjisë?
30 Shtator, 2025

Në takimin me të gjithë shefat e ushtrisë amerikane, Presidenti Donald Trump paralajmëroi sot se do të shkarkonte çdo zyrtar nëse nuk...

Lexo më shumë

Mashtroi 128 mijë persona, dënohet kinezja që vodhi 5.7 mld euro në Bitcoin

Mashtroi 128 mijë persona, dënohet kinezja që vodhi 5.7 mld euro në Bitcoin
30 Shtator, 2025

Një shtetase kineze është dënuar nga drejtësia britanike pas një hetimi ndërkombëtar shtatëvjeçar për pastrim parash që çoi në sekuestrimin...

Lexo më shumë

Ultimatumi i Trump për Hamasin: Pranoni paqen, ose ju pret fundi i zi

Ultimatumi i Trump për Hamasin: Pranoni paqen, ose ju pret fundi i zi
30 Shtator, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka dhënë Hamasit një ultimatum për të pranuar ose jo propozimin për paqen. “Keni 3 ose...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com