Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nisin “dëbimet” e para të emigrantëve pas urdhrit të Trump

2025/01/25 at 8:31 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Nisin “dëbimet” e para të emigrantëve pas urdhrit të Trump

Avionët ushtarakë amerikanë C-17 kanë nisur të transportojnë emigrantët e dëbuar nga shteti më 24 janar, pas urdhrit për dëbimin e tyre të dhënë nga presidenti Donald Trump.

Në të njëjtën kohë, Pentagoni po përgatitet të dërgojë më shumë trupa në kufirin jugor me Meksikën, përfshirë edhe nga një divizion ajror elitar të ushtrisë amerikane.

Dy avionë ushtarakë amerikanë, secili me afër 80 emigrantë, fluturuan nga SHBA-ja për në Guatemalë, tha një zyrtar për agjencinë Reuters.

“Guatemala dhe Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuar për t’i dhënë fund imigrimit ilegal dhe për të forcuar sigurinë kufitare. Sot kemi nisur me dy fluturime”, tha Departamenti amerikan i Shtetit.

Në të kaluarën, avionët ushtarakë amerikanë janë përdorur për zhvendosjen e individëve nga një shtet në shtetin tjetër, sikurse gjatë tërheqjes së SHBA-së nga Afganistani më 2021.

Por, kjo është hera e parë në historinë moderne amerikane që avionët ushtarakë përdoren për të transportuar emigrantë, tha një zyrtar.

Trump në ditën e parë që mori detyrën e presidentit tha se emigracioni ilegal është emergjencë kombëtare dhe udhëzoi ushtrinë që të ndihmojë me sigurinë kufitare. Ai vendosi ndalesë për azil dhe ndërmori hapa për të kufizuar marrjen e shtetësisë nga fëmijët e lindur në SHBA.

Në urdhrin ekzekutiv të 20 janarit ai e instruktoi Pentagonin që të dërgojë aq trupa sa janë të nevojshme për të mbajtur nën kontroll kufirin jugor të SHBA-së.

“Fluturimet e dëbimeve kanë nisur”, shkroi në X zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.

Pentagoni tha se ushtria amerikane do të kryejë fluturime për dëbimin e më shumë se 5.000 emigrantëve që mbahen nga autoritetet amerikane në El Paso, Teksas dhe San Diego, Kaliforni.

Më herët gjatë kësaj jave, administrata Trump tha se ushtria amerikane do të dërgojë 1.500 trupa aktive shtesë në kufi me Meksikën./REL

Ju sugjerojmë

Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg
Bota

Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg

8 Shkurt, 2026 10:41 pm
“Nuk ikim nga Parlamenti”, Berisha: Rama përgjigjen do e marrë më 24 janar
Aktualitet

Dhunimi i avokatit Kujtim Cakrani në Vlorë, Berisha: Një akt kriminal shtetëror

8 Shkurt, 2026 9:03 pm
Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona
Bota

Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona

8 Shkurt, 2026 7:41 pm
Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe
Bota

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe

8 Shkurt, 2026 5:42 pm
101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën
Bota

101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën

8 Shkurt, 2026 4:06 pm
Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja
Aktualitet

Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja

8 Shkurt, 2026 3:58 pm
Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas
Kronikë

Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas

8 Shkurt, 2026 3:11 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Zelensky: SHBA synon përfundimin e luftës në Ukrainë deri në qershor

8 Shkurt, 2026 3:05 pm
Garoi me ligament të dëmtuar, përplasje e frikshme e Lindsey Vonn në Olimpiadë
Sport

Garoi me ligament të dëmtuar, përplasje e frikshme e Lindsey Vonn në Olimpiadë

8 Shkurt, 2026 3:02 pm
“Epstein”/ Princi Andrew ftoi financierin amerikan dhe një modele ruse për…
Bota

“Epstein”/ Princi Andrew ftoi financierin amerikan dhe një modele ruse për…

8 Shkurt, 2026 2:59 pm
Para
Kryepeshkopi Janullatos pozitiv me Covid-19, transferohet drejt Greqisë

Shuhet Kryepeshkopi Anastas Janulltos! Kisha Ortodokse: Ndërroi jetë si pasojë e mosfunksionimit të shumë organeve

Ndarja nga jeta e Anastas Janullatos, Begaj: Shqipëria humbi figurën e shquar të Kishës Ortodokse!

Ndarja nga jeta e Anastas Janullatos, Begaj: Shqipëria humbi figurën e shquar të Kishës Ortodokse!

Fatkeqësia me zjarrin, debate të ashpra në Turqi

Fatkeqësia me zjarrin, debate të ashpra në Turqi

TE FUNDIT

Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg

Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg
8 Shkurt, 2026

Një fotografi e re e publikuar nga dosjet e Jeffrey Epstein ka rikthyer në vëmendje lidhjet e tij me disa...

Lexo më shumë

Dhunimi i avokatit Kujtim Cakrani në Vlorë, Berisha: Një akt kriminal shtetëror

“Nuk ikim nga Parlamenti”, Berisha: Rama përgjigjen do e marrë më 24 janar
8 Shkurt, 2026

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas ngjarjes së sotme në Vlorë, ku u dhunua avokati i ish-presidentit...

Lexo më shumë

Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona

Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona
8 Shkurt, 2026

Autoritetet franceze kanë arrestuar pesë persona pasi një gjyqtare dhe nëna e saj u rrëmbyen dhe u mbajtën peng për...

Lexo më shumë

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe
8 Shkurt, 2026

Zyrtarë të lartë të mbrojtjes izraelite i kanë paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se programi iranian i raketave balistike përbën një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com