Pavarësisht një pushimi të shkurtër, rinisja e seancës plenare nuk solli normalitet.
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali mbylli punimet më herët seç ishte parashikuar, pasi konfrontimet mes deputetësh po vazhdonin ende.
Ajo paralajmëroi se deputetët që penguan zhvillimin e parlamentit do të ndëshkohen.
“Deputetët tërhiqen nga fjalët. Faleminderit seanca mbyllet këtu dhe shihemi në seancën e radhës. Ju kujtoj deputetë që të gjitha aktet tuaja kanë pasoja dhe sipas rregullores edhe do të shqyrtohen”, tha Spiropali.