Kryesore

Nishani: Veting në politikë, hetim dhe konfiskim i çdo luge dhe piruni


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:38 - 05/06/21 |
Opi Nion

Ish-Presidenti Bujar Nishani vijon takimet elektorale në mbështetje të kandidates për kryetare të PD për zgjedhjet e 13 Qershorit, Edith Harxhi. Nga Mati, Nishani ka folur ndër të tjera edhe për veting në politikë, si një mënyrë për të kthyer besimin e njerëzve.

“Çfarë të bëjmë për të kthyer besimin e njerëzve? Parlament, ligji i parë; vetting, hetim dhe konfiskim i çdo luge dhe piruni që ke ti ke shtëpia si politikan, që nuk e justifikon me paratë që ke marrë në gjithë këto vite. Dhe jo vetëm këta që janë atje, por çfarë kanë qenë, president, kryeministër, minister, deputet, çfarë kanë qenë në 10 vitet e fundit. Nuk e miraton Edi Rama? Referendum. Që kush kanë qenë 10 vitet e fundit njerëz që kanë pasur pushtet, të gjithë në skaner dhe kush nuk e justifikon shtëpinë, llogarinë bankare apo makinën, konfiskim. Po e bën Kosova sot. Të bëhesh vetë pasqyrë dhe objekt i verifikimit, të dalësh vetë i pari në dritën e diellit” tha Nishani./Opinion.al

Pas