TIRANË- Vazhdon përplasja e heshtur Presidencë-Qeveri. Presidenti ka rrëzuar edhe njëherë dekretin e ministrit Bushati për ambasadoren tonë në OSBE. Ai kishte propozuar Ravesa Lleshin, vajzën e Ismail Lleshit për këtë post.
Ravesa Lleshi aktualisht mban postin e Këshilltares së ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati. Ajo nuk vjen nga radhët e diplomatëve të karrierës dhe për këtë arsye pritet të refuzohet nga Presidenti. “Presidenti nuk do ta dekretojë kandidaturën për Ambasador në OSBE, pasi nuk përmbush standardin profesional për të qenë në nivelin e ambasadorit”, bënë të ditur burime pranë Presidencës.