Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani ka njoftuar mbajtjen e një konference për median mbrëmjen e sotme.
Zyra e presidentit bën me dije se pas deklaratës së Nishanit gazetarët do të kenë mundësi t’i drejtohen kreut të shtetit me pyetje.
“Ju bëjmë me dije se sot, e diel, datë 19 mars 2017, ora 18:00 Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani do të japë një konferencë për shtyp. (Do të ketë pyetje-përgjigje si dhe do te lejohet transmetimi direkt)”, thuhet në njoftimin e zyrës së medias të Presidencës.
Njoftimivjen në një kohë jo të paqtë politike në vend, kur PD kërkon largimin e Ramës dhe këmbëngul për mosdekretimin e Fatmir Xhafes si ministër i Brendshëm, duke i kujtuar atij se do jetë ministër vetëm po shkeli mbi trupat e protestuesve.
Mediat bëjnë me dije se pritet rrëzimi i Xhafës nga ana e Nishanit, por nuk përjashtohen edhe lëvizje të tjera surprizë.