Presidenti Bujar Nishani ka lëshuar sot dekoratën e radhës për Bido Latifin, një personazhi të njohur gjatë pushtimit nazi-fashist, në zonën e Lazaratit.
Familjarëve të tij i është dorëzuar titulli “Dekorata e Artë e Shqiponjës” me motivacionin “Udhëheqës i shquar popullor në betejat për Pavarësinë e Shqipërisë dhe ato kundër okupatorëve të huaj. Ka luajtur një rol të rëndësishëm për demokratizimin e shoqërisë ”.
Presidenti Nishani njihet për dashamirësinë që ka për të lëshuar dekorata pa kriter. Nga 24 korriku 2012 kur mori detyrën e deri më sot ka lëshuar plot 1002 dekorata. Ka shumë shanse që këtë praktikë të vazhdojë edhe në muajin e fundit që i ka mbetur në krye të shtetit shqiptar.