Presidenti i Republikës, Bujar Nishani përmes një telefonate uroi zgjedhjen në postin e Presidentit të ri të Republikës, Ilir Meta.
Presidenti Nishani uroi gjithashtu Presidentin e zgjedhur për përmbushjen me sukses të detyrës së larte të Kreut të Shtetit.
Nishani qëndron në detyrë deri më 26 korrik, pas kësaj date, është kreu i LSI-së ai që merr postin e Presidentit.