Rektori i ri i Universitetit të Tiranës Mynyr Koni ishte i pari që mori zyrtarisht dekretimin nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani në një ceremoni të veçantë.
Emri i tij u përmend gjatë për shkak të kërcënimit që mori përpara procesit të votimit.
Nisur nga ky rast kreu i shtetit tha përpara rektorëve të rinj të univestiteve publike se krimi nuk ia doli të nënshtrojë botën akademike.
Presidenti i vendit vuri theksin te reforma në arsimin e lartë, për të cilën tha se ajo duhet të forcojë lirinë akademike.
Sipas Nishanit procesi i zgjedhjeve në universitete tregoi vlera të larta të demokracisë.