Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka marrë pjesë në 71-vjetorin e përkujtimit të lëvizjes antikomuniste në Malësinë e Madhe. Nishani deklaroi se krimet e komunizmit nuk janë hetuar dhe gjykuar. Sipas tij në gjykata ndodhen dosje të pahetuara.
“Kryengritja e Malësisë së Madhe nuk ishte rastësore. Revolta antikomuniste kërkon tabanin e vet dhe me mire se ketu nuk kishte ku të gjente. Nuk do te rresht sa të jem në këtë institucion t’i përkujtoj këto ngjarje të rëndësishme për vendin. Deri para pak ditesh askush nuk mendonte se pas 25 vitesh te rrezimit të regjimit të shihnim tentativa me kurajo të paimagjinueshme të na shfaqnin simbolet e asaj diktature. Askush nuk mendonte se mekanizmat e egra të vrasjes së shqiptarëve do te tentonin të provokonin sërish shqiptarët. Ju jeni këtu për të mos lejuar asnjë provokim të kësaj natyre. Krimet e komunizmit janë pa u hetuar dhe dënuar”.
Nishani preku edhe një tjetër çështje që është ligji i hapjes së dosjeve. Ai tha se ky ligj nuk përmbush qëllimin për të hetuar krimet.
“Asnjë nuk do a besonte se në vitin 2016 do të vinte një ligj për rikonfiskimin e pronave”, – u shpreh Nishani.