Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nishani: Basha kryetar i paaftë, u votua nga 30% e anëtarësisë

2021/06/21 at 11:00 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Nishani: Basha kryetar i paaftë, u votua nga 30% e anëtarësisë

Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani, përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar sërish në lidhje me zgjedhjet e 13 qershorit në Partinë Demokratike, ku Lulzim Basha doli fitues duke drejtuar kështu selinë blu në opozitë për katër vitet e ardhshme.


Nishani nënvizon se Basha në vend të krijonte një projekt të ri politik ndryshe nga ai 2013-2021, nxitoi të bënte një maskaradë elektorale për karrigen e tij dhe tashmë po organizon zgjedhje antistatutore të parakohshme për institucionet drejtuese të PD-së.

Më tej, Nishani thotë se 13 qershori tregoi edhe një fakt të rëndë për vetë PD, pasi për herë të parë në historinë e saj, drejtohet nga një Kryetar i cili doli nga procesi zgjedhor me votat e vetëm 30% të anëtarësisë, pra që përfaqëson minorancën brenda kësaj partie.

Komenti i plotë:

13 Qershori, votimi për Kryetarin e PDSH nuk solli asnjë risi, asnjë zgjidhje e asnjë shpresë pas humbjes dramatike të zgjedhjeve të 25 Prillit dhe traumës politike e psikologjike që solli 25 Prilli ndër votuesit e PD !

Për herë të parë në historinë e jetës së saj PD mbetet 3(tre) mandate rrjesht në opozitë dhe me rezultat përsëri më të ulët se ai i vitit 2013, kur doli në opozitë pas 8 (tetë) viteve në qeverisje !

Kjo humbje dëshpëruese për PD ishte deri diku e paralajmëruar kohë më parë, ndaj kërkonte marrjen e masave të forta para se të mbërrinte 25 Prilli.

Së pari, Edi Rama e kishte shndërruar pushtetin e tij të pakufizuar e të pa kontrollueshëm nga askush pothuajse në një regjim kleptokratik ku korrupsioni, antiligji, dhe fasada propagandistike ishin kolonat e ngrehinës që mbante peng shqiptarët.

Së dyti, Lulëzim Basha, e kishte mbajtur opozitën në një stanjacion politik, strukturor, pa nerv vibrant e larg qytetarisë, larg kolonave përfaqësuese të së djathtës dhe elitës së vendit.

Një situatë absurde ku të gjitha sondazhet reale e tregonin liderin 10 pikë % poshtë pëlqyeshmërisë së partisë, çka paralajmëronte se PD do mund të mblidhte veç votat e elektoratit të saj historik e asnjë votë nga pjesa “gri” që në fakt përcakton se nga do të anojë shumica e re !

Regjimi i Edi Ramës ekzekutoi të njëjtin skenar manipulimi siç kishte bërë edhe në 2015 e 2017, madje me blerje votash e ushtrim influencash edhe më të mëdha e më të shumta se më parë!

Kjo për një arsye të thjeshtë, sepse në 2021 kishte para korrupsioni në dispozicion shumë më tepër se në 2017, dispononte pushtet shumë më të madh e të pakontrolluar se në 2017.

Por po ashtu është shumë e qartë se në zgjedhjet e ardhshme vendore dhe në ato parlamentare në 2025, regjimi i tij do të ketë edhe më shumë para korrupsioni e pushtet të pakontrollueshëm se sa sot në 2021.

Pikërish ky realitet i trishtë e kjo sfidë dramatike duhet të nxiste PD dhe detyronte L. Bashën të krijonin hapsirën e një projekti të ri politik, krejt të ndryshëm nga ai i 2013-2021, që rezultoi i pasuksesshëm dhe i dështuar !

Por në vend të kësaj, L. Basha nxitoi të bënte një maskaradë elektorale për karrigen e tij dhe tashmë zgjedhje antistatutore të parakohëshme për institucionet drejtuese të Partisë !

Imagjinoni sikur L. Basha të kishte patur forcën, energjitë dhe zotësinë të kishte realizuar zgjedhjet e parakohëshme politike në vend (të cilat i premton rregullisht që prej 2015) siç bën ato në partinë që komandon vetë, se sa ndryshe do të ishin demokratët dhe vetë PD, sot !

Por 13 Qershori tregoi edhe një fakt të rëndë për vetë PD.

Përsëri për herë të parë në historinë e saj, PD drejtohet nga një Kryetar i cili doli nga proçesi zgjedhor me votat e vetëm 30% të anëtarësisë, pra që përfaqëson minorancën brenda kësaj partie, madje duke marrë 40% më pak vota se sa kishte marrë në zgjedhjen e tij paraardhëse në 2017 !

Imagjinoni tani se sa do të mundet të motivojë e bëjë për vete ky “udhëheqës” elektoratin shqiptar në zgjedhjet e ardhëshme kur brenda partisë së tij ka rënë me 40% !!!!!

PD sot paraqet “kërcënimin” më të dobët se kurrë më parë ndaj qeverisjes së PS, në të gjithë historinë e saj gati 30 vjeçare.

Megjithëse qeverisja aktuale e PS është më e paafta, më e korruptuara dhe më kërcënuesja ndaj interesave kombëtare se sa çdo qeverisje tjeter e mëparshme socialiste, përsëri ajo ndihet më e pakërcënuar dhe pa kokëçarje nga rreziku i kundërshtarit përballë.

Përgjegjësia për këtë nuk është vetëm e L. Bashës por më e para dhe më kryesorja është e tij.

Por, L. Basha sot po bllokon e pengon reflektimin, korigjimin dhe ndryshimin rrënjësor të PD, jo vetëm si një parti kryesore e sistemit tonë politik por më së shumti si alternativë qeverisëse në një demokraci funksionale.

Ka gjithashtu mjaft zëra publik e jo publik që sot bëjnë avokatinë politike të L. Bashës. Disa prej tyre edhe majtistë në afilacion e kundërshtarë të afishuar në 30 vite ndaj PD.

Eshtë normale dhe e drejtë e gjithkujt, pavarësisht motiveve të ndryshme, që ta bëjë atë avokati.

Ajo është çështje e ndërgjegjes.

Ndërgjegja e askujt nuk gjykohet !

Ajo që unë shoh me shqetësim është mungesa e avokatisë ndaj situatës së mijëra demokratëve që kanë 8 (tetë) vite që diskriminohen duke u hequr nga puna, duke ju goditur bisnesi, duke ju mbyllur çdo sportel i shërbimeve publike, vetëm për faktin se janë të afishuar politikisht si aktivistë të PD !

Do të vijojnë të jenë nën këtë diskrimin edhe 4(katër) vite të tjera e nuk reflekton askush për fatin e tyre !

PD nuk është L. Basha, PD nuk është as Kryesia e saj, as Këshilli Kombëtar, PD nuk është as grupi në minorancë i deputetëve, madje PD nuk është as vetëm anëtarësia e saj.

PD është, të paktën sot, 620 mijë shqiptarë që e votuan më 25 prill, por që edhe ata rezultuan të ishin të pamjaftueshëm për atë çka duhet të jetë vërtet PD.

PD domozdoshmërisht duhet të jetë besimi dhe përfaqësimi i 1 milion shqiptarëve !

PD duhet të jetë ndjeshmëria dhe vullneti i shumicës së qytetarëve !

Kjo nuk është lehtësisht e arritëshme por e mundëshme dhe alternative jetike !

Përndryshe jo vetëm anëtaresia e PD por shumica dërrmuese e shqiptarëve do të vijojnë të vuajnë pasojat e regjimit kleptokratik dhe korruptuv të Edi Ramës për më tej !

Për këtë më së pari PD i duhet lidership i ri, vizion i ri, projekt i ri !

PD nuk mund të ketë sukses duke u drejtuar nga një kryetar i pa aftë dhe jo serioz !

PD i duhet një lidership ndryshe.

I duhet jo një lidership që quhet i tillë sepse cakton emrat e Kryesisë së Partisë, apo sepse vendos listën e deputetëve, por një lidership me forcë dhe integritet që fiton besimin, simpatinë, solidaritetin dhe mbështetjen e shumicës së shqiptarëve pavarësisht faktin nëse janë anëtar të PD, sipatizantë të saj apo qytetarë pa afilacione partiake!/Opinion.al

 

Etiketa: BashaNIishaniPD


Ju sugjerojmë

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot
-Jetë dhe Stil

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot

21 Shtator, 2025 9:45 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 21 Shtator, zbuloni shenjat me fat

21 Shtator, 2025 9:15 am
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm

20 Shtator, 2025 11:02 pm
Panik në vendin ku do të mbahet funerali i Kirk, arrestohet një person i armatosur
Bota

Panik në vendin ku do të mbahet funerali i Kirk, arrestohet një person i armatosur

20 Shtator, 2025 10:48 pm
5 kulla të shkatërruara nga Izraeli në 72 orët e fundit në Gaza
Bota

Vijonë sulmet e Izraelit, 34 të vdekur nga sulmet në Gaza

20 Shtator, 2025 10:27 pm
Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës ia kalon dosjen SPAK
Kronikë

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës ia kalon dosjen SPAK

20 Shtator, 2025 9:26 pm
Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, i jep fund karrierës diplomatike
Aktualitet

Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, i jep fund karrierës diplomatike

20 Shtator, 2025 8:18 pm
Bie në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij, humb jetën 60-vjeçari
Kronikë

Aksident në aksin Shkodër-Hani Hotit, humbin jetën babë e bir

20 Shtator, 2025 7:37 pm
“Kap raketa, predha, avionë dhe dronë”, Izraeli instalon sistemin e ri mbrojtës
Bota

“Kap raketa, predha, avionë dhe dronë”, Izraeli instalon sistemin e ri mbrojtës

20 Shtator, 2025 6:36 pm
SHBA/ Ndalon rekomandimi për marrjen e vaksinës së COVID çdo vit nga të rriturit
Bota

SHBA/ Ndalon rekomandimi për marrjen e vaksinës së COVID çdo vit nga të rriturit

20 Shtator, 2025 5:55 pm
Para
Unifikohet Ujësjellësi, Rama: Jo më thithëlopa në kurriz të qytetarëve

Unifikohet Ujësjellësi, Rama: Jo më thithëlopa në kurriz të qytetarëve

Trafik droge në Gjermani-Zvicër, 7 persona në pranga

Trafik droge në Gjermani-Zvicër, 7 persona në pranga

Shoqja e 20-vjeçares: Kishin një aplikacion dhe kontrollonin njëri-tjetrin

Publikohet foto-ja, çfarë bënte Caroline dhe i shoqi pak orë para vrasjes
















TE FUNDIT

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot
21 Shtator, 2025

Gjatë ditës së sotme territori shqiptar do të jetë nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, gjë që do të...

Lexo më shumë

Horoskopi 21 Shtator, zbuloni shenjat me fat

Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
21 Shtator, 2025

Dashi Veproni shpejt sot, përndryshe mund të mbeteni prapa. Nëse uleni dhe prisni që dikush t’ju japë një ftesë, ndoshta...

Lexo më shumë

Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
20 Shtator, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e paralajmëroi Venezuelën të shtunën se do të paguajë një çmim të pallogaritshëm nëse nuk...

Lexo më shumë

Panik në vendin ku do të mbahet funerali i Kirk, arrestohet një person i armatosur

Panik në vendin ku do të mbahet funerali i Kirk, arrestohet një person i armatosur
20 Shtator, 2025

Shërbimi Sekret është vënë në gatishmëri të lartë pasi arrestoi një burrë të armatosur brenda stadiumit State Farm në Arizona,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com