Tregun e japim vetëm për njohje, ka deklaruar Ramush Haradinaj sot teksa udhëton drejt Hagës për tu pyetur në Gjykatën Speciale të Kosovës.
Kryeministri i dorëhequr i Kosovës ka shkruar në Facebook se është i palëkundur për vendimet e tija, teksa thotë se sot ai do t’i përgjigjet ftesës për intervistim nga Dhomat e Posaçme në Hagë.
Haradinaj shton se Kosova është e gatshme të dialogojë me Serbinë për arritjen e një marrëveshjeje që do të çonte në njohjen reciproke “në kufijtë ekzistues” dhe se kjo gjë do të sillte më vonë heqjen e taksës ndaj Serbisë.
Ramush Haradinaj, dha dorëheqje të premten nga posti i Kryeministrit të Kosovës, pasi ka mori një ftesë për tu marrë në pyetje nga Gjykata Speciale në Hagë, në cilësinë e të dyshuarit. /Opinion.al