Këtë të mërkurë ka nisur zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit në Republikën e Kosovës.
Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, duket që për shkak të pandemisë, nuk ka pasur ndonjë organizim të veçantë ku liderët e subjekteve do t’ju drejtoheshin popullit me mesazhe.
Po ashtu, në ndryshim nga herët e tjera, kjo fushatë zgjedhore zgjat vetëm 10 ditë.
Për procesin zgjedhor tashmë janë angazhuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Prokuroria, Policia e Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa./Opinion.al