Mbi 1.8 milionë votues të Maqedonisë së Veriut do të votojnë ditën e sotme për të zgjedhur mes tre kandidatëve për President.
Në garë janë; Stevo Pendarovski i cili është kandidati i LSDM dhe i përbashkët me partitë e koalicionit qeveritar, Gordana Davkova, kandidatja e mbështetur nga partia opozitare maqedonase dhe Blerim Reka si kandidati i vetëm shqiptar i pavarur, por që mbështetet nga partitë opozitare Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa.
Votimi u hap zyrtarisht në orën 7:00 për qytetarët Maqedonisë së Veriut dhe do të mbyllen në orën 19.00.
Ndërkohë, nëse njëri prej tre kandidatëve nuk merr më shumë se 50 % të votave, atëherë sipas procedurës kushtetuese të Maqedonisë së Veriut dy kandidatët me më shumë vota, do të shkojnë në balotazh më 5 maj, ku pjesëmarrja e elektoratit duhet të jetë së paku 40%.
Që nga viti 1991, këto janë zgjedhjet e gjashta për Maqedoninë e Veriut./ Opinion.al E.Xh