Presidenti Bajram Begaj iu ka uruar vitin e ri shkollor mësuesve dhe arsimtarëve. Në një status në “Twitter”, mesazhi që Begaj përcjell është që t’i shndërrojmë bankat e shkollës në instrumentin që i formëson fëmijët në qytetarët e së nesërmes europiane.
“Iu uroj nxënësve dhe arsimtarëve në të gjithë Shqipërinë një vit të mbarë shkollor. T’i shndërrojmë bankat e shkollës në instrumentin që do t’i formësojë fëmijët e sotëm në qytetarë të përgjegjshëm të së nesërmes evropiane. Suksese në rrugëtimin e përbashkët drejt dijes”, shkroi Begaj.