Në burgjet e vendit tonë ka filluar ditën e sotme vaksinimi kundër Covid-19.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja Gjonaj teksa ndan në rrjetin social ‘Facebook’ edhe foto nga procesi i vaksinimit.
“Me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe strukturat e saj shëndetësore filluam vaksinimin kundër COVID-19 të personave të dënuar.”, shkruan Gjonaj.
Ndër të tjera ministrja shprehet se dy burgjet e para jane ai i sigurisë së lartë, burgu “Jordan Misja” dhe “Ali Demi”.
“Sot vaksinimi ka filluar në IEVP “Jordan Misja” për kategoritë e të burgosurve me sëmundje kronike dhe atyre mbi 55 vjeç, dhe në IEVP “Ali Demi” për gratë e dënuara.”, shton Gjonaj
Më herët, në sistemi e burgjeve janë vaksinuar edhe trupa policore dhe stafi civil.
“Proces i sapofilluar pas vaksinimit të trupës policore, do të vijojë për të mundësuar edhe më tej lehtësimin e masave për t’iu kthyer normalitetit në institucione.”, përfundon Gjonaj në statusin e saj./Opinion.al