Aktualitet

Nis vaksinimi kundër gripit sezonal në Shqipëri


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:48 - 23/10/21 |
Opi Nion

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka njoftuar se  ka nisur nga qendra shëndetësore numër 10 në kryeqytet fushatën e vaksinimit kundër gripit sezonal, me 35 mijë vaksinat e para të mbërritura në vend.

Sipas ministres javën e ardhshme do të mbërrijnë në vendon tonë rreth 200 mijë.

“Nga dita e sotme po shpërndahen 35 mijë vaksinat e para të gripit sezonal. Javën tjetër mbërrijnë në Shqipëri rreth 200 mijë vaksina kundër gripit. Vaksinat e gripit janë përfshirë në kalendarin tonë të vaksinimit për grupet e riskut, duke siguruar vaksinimin e personelit shëndetësor, të të moshuarve me sëmundje kronike dhe grave shtatzëna”,-tha Manastirliu.

Bashkë me vaksinat kundër gripit do të vijojë edhe vaksinimi anti-Covid në çdo qendër shëndetësore në vend, për të cilin Manastirliu kërkoi ndërgjegjësimin qytetar për shmangien e fataliteteve.

“Ka nevojë të rritet ndërgjegjësimi për të pasur sa më pak infektime, hospitalizime dhe për të shmangur fatalitetet”,-theksoi Manastirliu./Opinion.al

Pas