Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nis trajnimi i efektivëve të policisë për detyrat funksionale të zgjedhjeve të 14 majit

2023/03/06 at 4:50 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Nis trajnimi i efektivëve të policisë për detyrat funksionale të zgjedhjeve të 14 majit

Sot ka nisur cikli i trajnimeve me objekt përmbushjen e plotë dhe efektive të detyrave funksionale të punonjësve të Policisë, para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor që do të zhvillohet këtë vit, në ambjentet e Akademisë së Sigurisë.

Trajnimet intensive do të realizohen nga ekspertë multidisiplinarë të OSCE-së, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Prokurorisë së Përgjithshme, dhe do të konsistojnë në informimin e plotë të punonjësve të Policisë, për aspektet ligjore, etike dhe disiplinore të këtij procesi kompleks dhe të rëndësishëm për vendin.

Trajnimet u iniciuan sot, me pjesëmarrjen e drejtuesve qendrorë dhe vendorë të Policisë së Shtetit, dhe do të shtrihen përgjatë muajit mars, për të gjithë efektivët që do të angazhohen për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

“Falënderoj Ambasadorin e OSCE-së në Shqipëri, për mbështetjen e vazhdueshme që OSCE-ja i ka dhënë dhe po i jep Policisë shqiptare, mbështetje e cila faktohet edhe sot, përmes këtij trajnimi të organizuar për punonjësit e Policisë së Shtetit, për t’i përmbushur plotësisht dhe me efektivitet, detyrat funksionale para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor që do të zhvillohet këtë vit.

Gjithashtu, falënderoj Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve z. Celibashi dhe Prokurorin e Përgjithshëm, për angazhimin e tyre në këtë trajnim. Roli i Prokurorisë së Përgjithshme në këtë proces, është thelbësor, pasi kontrollon dhe certifikon veprimet procedurale që punonjësit e Policisë kryejnë para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor.

Siguroj qytetarët, subjektet politike, agjencitë ligjzbatuese dhe partnerët tanë se Policia e Shtetit do të zbatojë vetëm ligjin, ashtu siç ka vepruar në të gjitha proceset zgjedhore, veprime të cilat janë certifikuar nga OSBE-ODIHR.

Për Policinë e Shtetit, primare janë ligji, shteti dhe qytetarët” është shprehur Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor, Muhamet Rrumbullaku./Opinion.al

Etiketa: policiatrajnimzgjedhjet

Ju sugjerojmë

Publikohen datat dhe rregullorja e Maturës Shtetërore
Aktualitet

Publikohen datat dhe rregullorja e Maturës Shtetërore

12 Janar, 2026 11:33 am
Rama në parkun eolik në Tropojë: Shqipëria do të jetë sovrane në energji
Aktualitet

Rama në parkun eolik në Tropojë: Shqipëria do të jetë sovrane në energji

12 Janar, 2026 11:32 am
Kina-Trumpit: Mos i përdorni vendet e tjera si justifikim për interesat tuaja
Bota

Kina-Trumpit: Mos i përdorni vendet e tjera si justifikim për interesat tuaja

12 Janar, 2026 11:20 am
Tritol servisit në Vuan e Dejës, policia: Po punohet për kapjen e autorëve
Kronikë

Tritol servisit në Vuan e Dejës, policia: Po punohet për kapjen e autorëve

12 Janar, 2026 10:12 am
Lidhjet e grupeve kriminale nga Ballkani me Venezuelën
Rajoni

Lidhjet e grupeve kriminale nga Ballkani me Venezuelën

12 Janar, 2026 10:10 am
Trump: Pa ne, NATO nuk i tremb dot Rusinë dhe Kinën
Bota

Trump: Teherani dëshiron të negociojë, mund të organizohet një takim

12 Janar, 2026 10:09 am
Situata nga moti i keq në qarkun e Shkodrës, lumenjtë nën kuotat kritike
Aktualitet

Situata nga moti i keq në qarkun e Shkodrës, lumenjtë nën kuotat kritike

12 Janar, 2026 9:29 am
Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
Aktualitet

Ndryshime në drejtimin e disa Drejtorive Vendore të Policisë

12 Janar, 2026 8:47 am
Protestat e përgjakshme në Iran, qeveria shpall tre ditë zie
Bota

Protestat e përgjakshme në Iran, qeveria shpall tre ditë zie

12 Janar, 2026 8:44 am
Parashikimi i motit, 12 janar 2026
Kryesore

Parashikimi i motit, 12 janar 2026

12 Janar, 2026 8:43 am
Para
Maqedonia e Veriut/ Ministri i Brendshëm: Kërcënimet me bomba vijnë nga Irani dhe Rusia

Maqedonia e Veriut/ Ministri i Brendshëm: Kërcënimet me bomba vijnë nga Irani dhe Rusia

Derbi Tirana-Partizani/ Rrugët e mbushura me tifozë

Derbi Tirana-Partizani/ Rrugët e mbushura me tifozë

Eklent Kaçi shqiptari që u shpall kampion bote në bilardo

Eklent Kaçi shqiptari që u shpall kampion bote në bilardo

TE FUNDIT

Publikohen datat dhe rregullorja e Maturës Shtetërore

Publikohen datat dhe rregullorja e Maturës Shtetërore
12 Janar, 2026

Ministria e Arsimit ka bërë publike rregulloren dhe datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2026 për të gjithë maturantët e...

Lexo më shumë

Rama në parkun eolik në Tropojë: Shqipëria do të jetë sovrane në energji

Rama në parkun eolik në Tropojë: Shqipëria do të jetë sovrane në energji
12 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot parkun e madh eolik të Tropojës, një investim me kapacitet të pritshëm 600 MW, zhvilluar...

Lexo më shumë

Kina-Trumpit: Mos i përdorni vendet e tjera si justifikim për interesat tuaja

Kina-Trumpit: Mos i përdorni vendet e tjera si justifikim për interesat tuaja
12 Janar, 2026

Kina i kërkoi të martën Shteteve të Bashkuara të mos përdorin vendet e tjera si justifikim për të ndjekur interesat...

Lexo më shumë

Tritol servisit në Vuan e Dejës, policia: Po punohet për kapjen e autorëve

Tritol servisit në Vuan e Dejës, policia: Po punohet për kapjen e autorëve
12 Janar, 2026

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur gjatë natës në fshatin Shelqet në Vaun e Dejës. Mësohet se si pasojë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com