Bota

Nis testimi i pasaportave digjitale të imunitetit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:16 - 23/05/20 |
el ida

Estonia ka filluar të testojë një nga pasaportat e para të imunitetit digjital në botë për punëtorët, duke synuar të krijojë kushte për një kthim më të sigurt në vendet e punës, pasi të hiqet bllokimi i koronavirusit.

Pasaportat janë duke u zhvilluar nga OJQ-ja ‘Kthehu në punë’ dhe ekipi përfshin ekspertë lokalë mjekësorë, zyrtarë shtetërorë dhe sipërmarrës të teknologjisë, përfshirë themeluesit e firmave globale të teknologjisë Transferëise dhe Bolt.

“Pasaporta digjitale e imunitetit synon të zvogëlojë frikën dhe të stimulojë shoqëritë në të gjithë globin të vazhdojnë më tej me jetën e tyre”, -tha themeluesi i Transferëise, Taavet Hinrikus.

Një pasaportë digjitale e imunitetit mbledh të dhëna për testimin dhe u mundëson njerëzve të ndajnë statusin e tyre të imunitetit me një palë të tretë, duke përdorur vërtetimin digjital.

Sidoqoftë, në prill, Organizata Botërore e Shëndetit paralajmëroi kundër pasaportave të imunitetit ndaj koronavirusit: ‘Në këtë pikë të pandemisë, nuk ka prova të mjaftueshme në lidhje me efektivitetin e imunitetit të ndërmjetësuar nga antitrupat për të garantuar saktësinë e një pasaporte imuniteti ose çertifikatat e parrezikshmërisë,’-paralajmëroi OBSH në një shënim.

‘Ne po kërkojmë çdo zgjidhje që punonjësit tanë të kthehen në punë dhe klientët të ndihen të sigurt teksa flenë përsëri në hotelet tona’, – tha Kaido Ojaperv, CEO i Radisson Blu Sky Hotel në Tallinn. Hotelet Radisson janë ndër të parat që po provojnë pasaportën.

Për shkak të shkallës së ngjashme të rrezikshmërisë me Lituaninë dhe Letoninë, tre vendet rihapën kufijtë drejt njëri-tjetrit, nga 15 maji. Italia dhe Gjermania kundërshtuan të ashtuquajturat ‘flluska udhëtimi’, duke thënë se ato janë diskriminuese dhe mund të shkaktojnë luftëra turizmi./Opinion.al

Pas