Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur këtë pasdite në Bruksel nga shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell, dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Takimi, nisi pak pas orës 15:00, dhe po zhvillohet në kuadër të procesit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Dy diplomatët e BE-së do të presin dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, ndërsa pas takimeve dypalëshe, do të zhvillojnë një takim të përbashkët me Kurtin e Vuçiç.
Blloku evropian e konsideron takimin e gjashtë mes Kurtit dhe Vuçiqit si më të rëndësishmin, pasi nuk do të ketë diskutime për menaxhimin e krizave, por për një dinamikë të re të raporteve./Opinion.al