Dyshohet se sasi të mëdha të farës së kanabis kanë hyrë në vend dhe tani nis mbjellja e saj nëpër sera. Alarmi për këtë është dhënë me kohë nga opozita por edhe nga ish-ministri i Drejtësisë, Manjani.
Kështu, policia është duke zhvilluar sot një aksion masiv në disa fshatra ku dyshohet se kanë nisur mbjelljet e para të lëndës narkotike. Kontrollet po zhvillohen në sera, ish-depot e ushtrisë, tunele dhe banesa të braktisura. Kontrollet më pas do të vijojnë në ambiente të hapura dhe në banesa, bazuar këto mbi informacionet që po grumbullon policia.
Operacioni ka për qëllim evidentimin dhe shkatërrimin e farishteve, kubikëve të bimëve narkotike dhe sekuestrimin e farave kanabis sativa, thanë burime të policisë. /Opinion.al