Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nis stërvitja ushtarake “Defender Europe 23″ në Kosovë

2023/05/21 at 8:04 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Nis stërvitja ushtarake “Defender Europe 23″ në Kosovë

Ditën e sotme në Prishtinë u zhvillua ceremonia hapëse e stërvitjes së përbashkët ushtarake shumëkombëshe “Defender Europe 23” e cila drejtohet nga komanda për Evropë e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kosova do të jetë për të dytën herë pritëse e stërvitjes qe vlerësohet si më e madhja ndërkombëtare në rajonin e Ballkanit dhe që synon të zhvilloj gatishmërinë dhe ndërveprueshmërinë ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve e aleatëve të NATO-s.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha të dielen se “Defender Europe 23” është një stërvitje posaçërisht e rëndësishme tani kur ka një agresion të pajustifikueshëm rus në Ukrainë.

Ambasadori amerikan vlerësoi lart bashkëpunimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës e cila tha se ka shënuar përparim përmbajtësor vitet e fundit. Ai theksoi përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për të ndihmuar FSK-në në rrugën e saj të siç tha një force profesionale, shumëetnike e të ndërveprueshme me NATO-n.

“Një nga qëllimet e kësaj stërvitjeje është të dëshmojmë se ushtria amerikane është e gatshme, e aftë për të zbarkuar me shpejtësi trupa e paisje luftarake, për t’i siguruar aleatët tanë, për parandaluar ata që mund të kërcënojnë paqen, si dhe për ta mbrojtur kontinentin e Evropës nga agresioni”, tha ambasadori Hovenier.

Udhëheqësit e Kosovës thanë se kjo stërvitje është simbol i vendosmërisë së vendit për ta ruajtur paqen në botë dhe i përkushtimit të palëkundur për të qenë pjesë e sistemit të përbashkët të mbrojtjes të vendeve demokratike.

“Rruga jonë përpara është e pandalshme, e ne jemi të vendosur fuqishëm në konsolidimin dhe forcimin e institucioneve demokratike të shtetit të së drejtës e sundimit të ligjit si faktor jetik në fuqizimin e sistemit të sigurisë dhe të mbrojtjes në vendin tonë. Në një mjedis shumë të ndjeshëm të sigurisë ku sfidat e kërcënimet sa vijnë e bëhen gjithnjë e më komplekse, rëndësia e bashkëpunimit me aleatët në fushën e mbrojtjes, krahas të gjitha fushave tjera, është e domosdoshme dhe ekzistenciale”, tha presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Mbi një mijë e 300 ushtarak të forcave tona do të ekzekutojnë detyra stërvitore ushtarake në krah të 24 mijë ushtarakëve të forcave të armatosura të 25 vendeve të NATO-s dhe vendeve partnere të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Forca e Sigurisë së Kosovës në këtë ushtrim radhitet e katërta në mesin e 25 ushtrive pjesëmarrëse sa i përket numrit të personelit të angazhuar”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, tha se kjo stërvitje ka rëndësi hisorike për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

“Përgatitja për realizimin e suksesshëm të stërvitjes ‘Defender Europe 23’ ka filluar prej një viti e gjysmë, trajnime të vazhdueshme, investime në blerje ushtarake, paisje dhe sistemi, shkollim e stërvitje të përbashkëta brenda dhe jashtë vendit. Për ne është shumë e rëndësishme që ngritjen e kapaciteteve tona ta bëjmë gjithmonë sipas standadeve të NATO-s sepse rruga jonë është e qartë, destinacioni është një dhe i vetmi – anëtarësimi në NATO”, tha zoti Mehaj.

Më shumë se një mijë e 300 trupa të Forcës së Sigurisë së Kosovës marrin pjesë këtë vit në stërvitje, një numër dukshëm më i lartë se në vitin 2021 kur Kosova ishte për herë të parë pritëse e stërvitjes me rreth 300 pjestarë të angazhuar.

Këtë vit në stërvitje marrin pjesë gjithsej mbi 25 mijë trupa nga mbi 20 vende, ndërkaq pjesë të ndryshme të saj do të zhvillohen në dhjetë vende në Evropë. Në Kosovë stërvitja këtë vit do të përqendrohet në rajonin e Gjakovës./VOA

Etiketa: Defender Europe 23kosovePrishtine

Ju sugjerojmë

Identifikohet autori i vrasjes së shqiptarit në Itali
Kronikë

Identifikohet autori i vrasjes së shqiptarit në Itali

19 Tetor, 2025 11:20 pm
Zgjedhjet/BDI shpall fitore në Gostivar, “Vlen” njofton se ka marr komunën e Çashkës
Kryesore

Zgjedhjet/BDI shpall fitore në Gostivar, “Vlen” njofton se ka marr komunën e Çashkës

19 Tetor, 2025 11:09 pm
Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut: 39% e qytetarëve votuan deri në orën 17:00
Kryesore

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut: 39% e qytetarëve votuan deri në orën 17:00

19 Tetor, 2025 7:50 pm
“Fëmijët ishin të sëmurë”, flasin fqinjët e gruas që humbi jetën bashkë me djalin
Kronikë

“Fëmijët ishin të sëmurë”, flasin fqinjët e gruas që humbi jetën bashkë me djalin

19 Tetor, 2025 7:25 pm
Thyhet armëpushimi, Hamasi hap zjarr ndaj një automjeti në Rafah
Bota

Thyhet armëpushimi, Hamasi hap zjarr ndaj një automjeti në Rafah

19 Tetor, 2025 5:27 pm
Maliq/Shtëpia në flakë, ndërron jetë nëna dhe djali 14-vjeçar
Kronikë

Maliq/Shtëpia në flakë, ndërron jetë nëna dhe djali 14-vjeçar

19 Tetor, 2025 3:07 pm
Zbardhet audio që çoi në pranga avokatin: Do merrem personalisht me prokurorin
Kronikë

Zbardhet audio që çoi në pranga avokatin: Do merrem personalisht me prokurorin

19 Tetor, 2025 1:32 pm
Grabiten bizhutë e Napoleonit në Muzeun e Luvrit
Bota

Grabiten bizhutë e Napoleonit në Muzeun e Luvrit

19 Tetor, 2025 11:58 am
525 milionë lekë abuzime, çohen në gjykim 20 nëpunës të Ministrisë së Bujqësisë  
Aktualitet

525 milionë lekë abuzime, çohen në gjykim 20 nëpunës të Ministrisë së Bujqësisë  

19 Tetor, 2025 11:45 am
Rama flet për punën: Shumë presion dhe stres, koha kalon mes 4 mureve
Aktualitet

Rama flet për punën: Shumë presion dhe stres, koha kalon mes 4 mureve

19 Tetor, 2025 11:35 am
Para
Konflikti në Sudan, ushtria vazhdon luftimet për mbrojtjen e bazës ajrore

Konflikti në Sudan, ushtria vazhdon luftimet për mbrojtjen e bazës ajrore

Zelensky mbështet Ukrainën gjatë paraqitjes në G7

Zelensky mbështet Ukrainën gjatë paraqitjes në G7

Përhapja e kolerës në Afrikë e Jugut/ Ndërrojnë jetë 10 persona, 19 raste të reja

Përhapja e kolerës në Afrikë e Jugut/ Ndërrojnë jetë 10 persona, 19 raste të reja

TE FUNDIT

Identifikohet autori i vrasjes së shqiptarit në Itali

Identifikohet autori i vrasjes së shqiptarit në Itali
19 Tetor, 2025

Një i ri me origjinë nga Afrika e Veriut dyshohet të jetë autori i vrasjes së të riut shqiptar Hekuran...

Lexo më shumë

Zgjedhjet/BDI shpall fitore në Gostivar, “Vlen” njofton se ka marr komunën e Çashkës

Zgjedhjet/BDI shpall fitore në Gostivar, “Vlen” njofton se ka marr komunën e Çashkës
19 Tetor, 2025

Nënkryetari i BDI-së, një Arbër Ademi në konferencë për shtyp shpalli fitoren në komunën e Gostivarit dhe njoftoi se kandidatët...

Lexo më shumë

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut: 39% e qytetarëve votuan deri në orën 17:00

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut: 39% e qytetarëve votuan deri në orën 17:00
19 Tetor, 2025

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut po votojnë sot në rundin e parë të zgjedhjeve lokale për kryetarë komunash dhe këshilltarë...

Lexo më shumë

“Fëmijët ishin të sëmurë”, flasin fqinjët e gruas që humbi jetën bashkë me djalin

“Fëmijët ishin të sëmurë”, flasin fqinjët e gruas që humbi jetën bashkë me djalin
19 Tetor, 2025

Fqinjët e 38-vjeçares Merjeme Hazisllari, e cila humbi jetën bashkë me djalin e saj të mitur, pas flakëvë që përfshinë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com