Aktualitet

Nis sot viti i ri shkollor, dy risitë që prekin klasën e parë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:34 - 12/09/22 |
Opi Nion

Këtë të hënë  nis viti i ri shkollor për arsimin parauniversitar. Janë rreth 450 000 nxënës, prej të cilëve 70 000 në kopshte, 280 000 në arsimin 9-vjeçar dhe 100 000 në gjimnaze që do të ulen në bankat e shkollave.

Bashkë me nxënësit janë edhe rreth 23 000 mësues që rifillojnë procesin mësimor në shkollat e vendit.

Ndërkohë, kujtojmë se në këtë vit të ri shkollor, ka disa risi për klasën e parë, ku krahas Abetares së unifikuar me Kosovën, është edhe futja e një lënde të re, ajo e Teknologjisë së Informimit dhe Komunikimit.

Në pjesën më të madhe të shkollave ka përfunduar dorëzimi i teksteve shkollore të cilat për arsimin 9-vjeçar janë falas.

Pas