Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nis sot sesioni parlamentar, Begaj-deputetëve: Kthejeni Kuvendin në hapësirën e pajtimit

2023/09/04 at 8:33 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Nis sot sesioni parlamentar, Begaj-deputetëve: Kthejeni Kuvendin në hapësirën e pajtimit

Ditën e sotme, ashtu siç ishte përcaktuar, nis sesioni i ri parlamentar 2023-2024.


Sesioni i ri parlamentar i legjislaturës së X nis sot në orën 10:00.

Në rendin e ditës janë parashikuar nisja e punimeve të sesionit të V dhe miratimi i procesverbalit të datës 20 Korrik 2023. Seanca e sotme e parë parlamentare për këtë sesion të ri pritet të jetë formale.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj i është drejtuar me një mesazh Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, me rastin e çeljes së sesionit parlamentar 2023-2024.

Teksa i uron deputetëve një fillim të mbarë të sesionit të ri parlamentar, Presidenti Begaj shpreh vlerësimin për punën dhe inciativat e parlamentit, në mazhorancë apo opozitë, dhe nënvizon se çelja e këtij sesioni e gjen Shqipërinë përpara sfidave për zgjidhjen e të cilave Kuvendi ka një rol thelbësor.

Duke u ndalur te cilësia e dialogut politik, Presidenti Begaj vlerëson se cilësia e shkëmbimeve të ideve mes krahëve politike, po aq sa përfshirja në diskutime konstruktive, fatkeqësisht lë ende shumë për të dëshiruar.

“Dua t’ju përcjell kërkesën e qytetarëve tanë, të cilët kanë  nevojë që t’ju shohin e t’ju dëgjojnë tek diskutoni për të tashmen e të ardhmen e tyre, pa humbur kohë me personalizimin e debateve dhe fyerje reciproke, skena këto që i zhgënjejnë, i bëjnë pesimist  dhe i distancojnë ata nga politika”, shprehet Presidenti Begaj.

Kreu i Shtetit vazhdon më tej në mesazhin e tij:

“Thirrja ime është e thjeshtë: kthejeni Kuvendin në hapësirën e pajtimit dhe në vendin e debateve konstruktive, ku profesionistë të ndryshëm, media, studentët, shoqëria civile, diaspora dhe përfaqësuesit e shtresave të ndryshme sociale e të pakicave kombëtare, të kenë dëshirë të përfshihen për t’i dhënë një shtysë të fortë reformave për integrimin evropian dhe zhvillimin social-ekonomik të vendit.”

Presidenti e konsideron një problem serioz atë të emigrimit të të rinjve dhe të shtetasve të mirëedukuar e mirëkualifikuar. Duhen ndërmarrë iniciativa ligjore për një zhvillim të qëndrueshëm në fushat prioritare dhe në sektorët strategjikë të ekonomisë së vendit, jo duke plotësuar vetëm nevojat aktuale të shoqërisë, por duke mbajtur në konsideratë edhe brezat e ardhshëm.

”Promovimi i rritjes ekonomike gjithpërfshirëse, me qëllim që të përfitojnë të gjithë shqiptarët kërkon konkurrencë të ndershme, çmime të pranueshme, shërbime cilësore dhe personel të mirëedukuar dhe të mirëkualifikuar,” thotë në mesazhin e tij Presidenti.

Sipas Kreut të Shtetit, problemeve të zhvillimit ekonomik apo të mosshfrytëzimit të potencialit territorial në disa zona, i shtohen edhe problemet me sistemin arsimor, shëndetësor, si dhe të shërbimeve administrative e sociale. Shëndetësia mbetet në kërkim të rrugës së zhvillimit të qëndrueshëm që fillon me ofrimin në kohë dhe me cilësi të  shërbimeve për qytetarët, vlerësimin e figurës së mjekut e infermierit, si  dhe me infrastrukturën e cilësinë e ambienteve mjekësore.

Arsimi ka përmirësime të dukshme në disa nivele, por tashmë është nevojë urgjente përmirësimi i mësimit të gjuhës amtare në shkollat publike apo në institucionet private. Për Kreun e Shtetit, arsimi shqiptar ka nevojë për politika të vazhdueshme në mbështetje të cilësisë së mësimdhënies dhe nxënësve, studentëve e akademikëve.

“Kuvendi me përfshirjen e të gjitha palëve duhet të kthejë çështjen e nivelit të edukimit dhe të kërkimit shkencor në prioritet kombëtar.”

Barazia gjinore është gjithashtu një çështje e rëndësishme në nivel kombëtar. Teksa në nivel përfaqësimi, sektori publik ka hedhur hapa pozitivë, përmirësimi i legjislacionit për barazinë gjinore nuk e ka ndryshuar situatën e grave në vështirësi ekonomike dhe keqtrajtimi e dhuna mbeten prezente.

Në mesazhin e tij Presidenti Begaj përmend edhe lirinë e medias, që ka rol thelbësor në një shtet demokratik, ndaj gazetarët duhet të kenë çdo mundësi të raportojnë të lirë, si punën e organeve publike, ashtu edhe problematikat  e qytetarëve. Duke u ndalur tek drejtësia, Presidenti Begaj shprehet se:

“Rezultatet e reformës në drejtësi janë të dukshme dhe është e domosdoshme që të gjitha forcat politike dhe përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Shqipërisë, njëzëri të ofrojnë mbështetje për përparimin e kësaj reforme që i vendos fjalën epilog tranzicionit dhe shënjon një vijë të qartë ndarëse mes të kaluarës dhe së ardhmes.”

Shteti i së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit duhet të jenë çështje jo vetëm të agjencive ligjzbatuese, por duhet të mbështeten thelbësisht nga Kuvendi përmes nismave që synojnë identifikimin, parandalimin dhe ndëshkimin e fenomeneve korruptive që privojnë dhënien dhe garantimin e të drejtave themelore të qytetarëve dhe bizneseve. Në vëmendjen e Presidentit Begaj në mesazhin drejtuar Kuvendit janë dhe sfidat e sigurisë, ku veçon atë të sigurisë kibernetike.

”Sulmet e përsëritura kanë treguar se jemi ende të brishtë ndaj luftës hibride dhe mbrojtjes së kufijve në sistemet digjitale. Ju ftoj të rishikoni dhe të hartoni dokumente strategjike, si Strategjia Kombëtare e Sigurisë Kibernetike, si dhe të miratoni akte konkrete për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e vlerave dhe interesave kombëtare.”

Në kuadrin e sfidave të sigurisë dhe të politikës së jashtme, Presidenti ripërsëriti se Aleanca Euroatlantike është boshti dhe themeli i politikës së jashtme dhe asaj të mbrojtjes të Shqipërisë, dhe se integrimi evropian është dhe mbetet prioritet strategjik. Roli dhe përgjegjësitë e Kuvendit mbeten të patjetërsueshme për përparimin e axhendës evropiane dhe për përafrimin e legjislacionit me atë të BE-së.

Presidenti Begaj thekson në fjalën e tij se:

“Orientimi ynë i qartë euroatlantik është një shtysë më tepër për të qenë faktor paqeje e mirëqenieje në rajon, ku Shqipëria qëndron e vendosur në mbështetje të integritetit territorial të Kosovës dhe të së ardhmes së saj euroatlantike, sikurse edhe ndaj faktorit shqiptar në tërësi. Ndaj, një ndërveprim edhe më i ngushtë bazuar në interesat kombëtarë është i nevojshëm në këtë drejtim.”

Kreu i Shtetit fton deputetët në aktivizimin më të madh të diplomacisë parlamentare, veçanërisht në forcimin e faktorit shqiptar në rajon, i cili është element kyç në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë:

“Duhet të bëjmë gjithçka që mundemi, me frymë e vizion euroatlantik, në mënyrë që shqiptarët kudo që jetojnë në rajon të gëzojnë të gjitha të drejtat e tyre.”

Në fund të mesazhit të tij, Presidenti Begaj ndalet dhe tek diaspora, të cilën e konsideron aset të vyer të vendit, dhe që meriton të jetë e integruar plotësisht në jetën politike, ekonomike dhe shoqërore të vendit.

”Qeveria, Parlamenti, bashkë me Institucionin e Presidentit, duhet të bashkërendojnë forcat që diaspora të kthehet në burim zhvillimi për vendin. Një hap themelor në këtë drejtim është marrëveshja për kuadrin ligjor, që do të realizojë bërjen realitet të votimit të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, jo më vonë se në zgjedhjet e ardhshme,” shprehet Begaj./Opinion.al

Etiketa: 2023-2024Bajram Begajparlament


Ju sugjerojmë

Vota e diasporës, Berisha në “Opinion”: Zarfat u mbushën në Shqipëri
-U tha në Opinion

Vota e diasporës, Berisha në “Opinion”: Zarfat u mbushën në Shqipëri

22 Maj, 2025 10:42 pm
Çfarë i solli koalicioni PD? Berisha: Nëse do të ishin Shehaj e Lapaj…
-U tha në Opinion

Çfarë i solli koalicioni PD? Berisha: Nëse do të ishin Shehaj e Lapaj…

22 Maj, 2025 10:38 pm
Zgjedhjet, Berisha: PD ofroi kandidatët më të mirë në gjithë ekzistencën e saj
-U tha në Opinion

Zgjedhjet, Berisha: PD ofroi kandidatët më të mirë në gjithë ekzistencën e saj

22 Maj, 2025 10:16 pm
Sali Berisha: Rama fitoi 28 mandate me bandat kriminale
-U tha në Opinion

Sali Berisha: Rama fitoi 28 mandate me bandat kriminale

22 Maj, 2025 10:06 pm
Humbi zgjedhjet, Berisha: Kur del në fushë me makinerinë e shtetit, kjo është farsë
-U tha në Opinion

Humbi zgjedhjet, Berisha: Kur del në fushë me makinerinë e shtetit, kjo është farsë

22 Maj, 2025 9:43 pm
Fevziu në ‘Opinion’:Artan Lame ndodhet në koma cerebrale, por është ende në jetë
-U tha në Opinion

Fevziu në ‘Opinion’:Artan Lame ndodhet në koma cerebrale, por është ende në jetë

22 Maj, 2025 9:24 pm
Pse humbi PD më 11 maj? Berisha: U dhunuan të drejtat për një garë të barabartë
-U tha në Opinion

Pse humbi PD më 11 maj? Berisha: U dhunuan të drejtat për një garë të barabartë

22 Maj, 2025 9:17 pm
“Dhëmbë për dhëmbë në zgjedhjet e 2025”, Këlliçi: Dy duar për një kokë, mandatin e katërt nuk ua falim…
Politikë

A duhet të dorëhiqet Berisha? Belind Këlliçi i shmanget pyetjes

22 Maj, 2025 9:13 pm
Berisha shpreh lutjet për Artan Lamen dhe zbulon arsyen e largimit të tij nga detyra
-U tha në Opinion

Berisha shpreh lutjet për Artan Lamen dhe zbulon arsyen e largimit të tij nga detyra

22 Maj, 2025 9:12 pm
Britania do të kastrojë të dënuarit për krime seksuale
Bota

Britania do të kastrojë të dënuarit për krime seksuale

22 Maj, 2025 9:05 pm
Para
Me ftesë të Begajt, Presidentja Osmani nis sot vizitën zyrtare në Tiranë

Me ftesë të Begajt, Presidentja Osmani nis sot vizitën zyrtare në Tiranë

Zelensky zëvendëson ministrin e Mbrojtjes: Kemi nevojë për qasje të reja

Zelensky zëvendëson ministrin e Mbrojtjes: Kemi nevojë për qasje të reja

Martoi vëllanë dhe po kthehej në Greqi, kush është 35-vjeçarja që humbi jetën në aksident

Martoi vëllanë dhe po kthehej në Greqi, kush është 35-vjeçarja që humbi jetën në aksident
















TE FUNDIT

Vota e diasporës, Berisha në “Opinion”: Zarfat u mbushën në Shqipëri

Vota e diasporës, Berisha në “Opinion”: Zarfat u mbushën në Shqipëri
22 Maj, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një akuzë sa i takon votës së diasporës. Në studion e emisionit...

Lexo më shumë

Çfarë i solli koalicioni PD? Berisha: Nëse do të ishin Shehaj e Lapaj…

Çfarë i solli koalicioni PD? Berisha: Nëse do të ishin Shehaj e Lapaj…
22 Maj, 2025

Në intervistën në “Opinion” në Tv Klan, në një analizë për Partinë Demokratike pas zgjedhjeve të 11  majit, kryetari i Partisë...

Lexo më shumë

Zgjedhjet, Berisha: PD ofroi kandidatët më të mirë në gjithë ekzistencën e saj

Zgjedhjet, Berisha: PD ofroi kandidatët më të mirë në gjithë ekzistencën e saj
22 Maj, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte mbrëmjen e sotme në studion e “Opinion” në Tv Klan, ku foli lidhur...

Lexo më shumë

Sali Berisha: Rama fitoi 28 mandate me bandat kriminale

Sali Berisha: Rama fitoi 28 mandate me bandat kriminale
22 Maj, 2025

Sali Berisha i konsideron farsë elektorale zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Në intervistën për emisionin Opinion në Tv Klan, kryetari...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com