Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nis sot lotaria amerikane. Gjithçka që duhet të dini për aplikimin

2016/10/04 at 11:11 AM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Mundësia e dytë, SHBA shpall fitues të rinj të llotarisë amerikane

Nis sot ëndrra e përvitshme e të gjithë atyre shqiptarëve që duan të shkelin “tokën e bekuar” amerikane. Nga ora 18:00 e ditës së sotme kushdo do të mund të aplikojë në Lotarinë Amerikane. Aplikimet do të mbyllen më 7 nëntor. Duhet ti kushtoni rëndësi kriterit bazë për aplikimin atë të arsimimi të mesëm me kohë të plotë, në të kundërt ju do të s’kualifikoheni automatikisht.


Faqja e vetme e internetit e autorizuar nga Departamenti i Shtetit për regjistrimin e Vizës së Shumëllojshmërisë dhe për të Kontrolluar Statusin e të Regjistruarve (Entrant Status Check) është www.dvlottery.state.gov.

Departamenti i Shtetit NUK do t’ju kontaktojë që t’ju njoftojë nëse jeni përzgjedhur.

Pas aplikimit përgjigjet pritet të dalin nga data 2 maj deri në 30 qershor 2017.

Për këtë ju mund të kontrolloni statusin e regjistrimit tuaj për DV-2018 nëpërmjet Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve (Entrant Status Check) në faqen e internetit E-DV www.dvlottery.state.gov. Gjithësesi ruajeni numrin tuaj të konfirmimit të paktën deri më 30 shtator 2018.

– Po nëse humbas numrin tim të konfirmimit?

Ju duhet të keni numrin tuaj të konfirmimit që të hyni te Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve. Një buton është tani në dispozicion në Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve (ESC) në faqen e internetit EDV që do t’ju lejojë të rifitoni numrin tuaj të konfirmimit përmes adresës së regjistruar të postës elektronike duke plotësuar informacione të caktuara personale për të konfirmuar identitetin tuaj.

Ambasadat dhe Konsullatat e SHBA-ve dhe Qendra Konsullore në Kentucky nuk janë në gjendje që të kontrollojnë statusin tuaj të regjistrimit për ju apo të sigurojnë numrin tuaj të konfirmimit te ju direkt (përveç butonit gjetës nëpërmjet ESC). Departamenti i Shtetit NUK mundet të sigurojë një listë të atyre që përzgjidhen për të vazhduar procesin e vizave.

– Sa individë do të përzgjidhen për DV-2018?

Për DV-2018 janë në dispozicion 50.000 viza DV. Për shkak se ka të ngjarë që një pjesë e 50.000 aplikantëve të përzgjedhur nuk do të kualifikohen ose nuk do t’i ndjekin (vazhdojnë) rastet e tyre për lëshimin e vizave, më shumë se 50.000 regjistrime do të përzgjidhen për të siguruar që të gjitha vizat e vëna në dispozicion për lotarinë të jenë lëshuar.

Gjithsesi, kjo gjithashtu do të thotë se mund të mos ketë një numër të mjaftueshëm vizash për të gjithë ata që janë përzgjedhur fillimisht. Ju mund të kontrolloni nëpërmjet Statusit të të Regjistruarve (Entrant Status Check) dhe në faqen e internetit të E-DV-së nëse jeni përzgjedhur për procesim të mëtejshëm, si dhe për radhitjen e tyre në listë. Intervistat për programin e DV-2018 do të fillojnë në tetor 2017 për ata të përzgjedhur të cilët kanë dorëzuar të gjithë dokumentacionin e kërkuar para intervistës dhe informacion tjetër siç mund t’u jetë kërkuar në udhëzimet e njoftimit.

Të përzgjedhurit, të cilët plotësojnë informacionin e kërkuar në udhëzime, do të informohen për datën e intervistës së tyre për vizë nëpërmjet Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve në faqen e internetit të E-DV-së, katër deri në gjashtë javë para intervistës së planifikuar me zyrtarët konsullorë të SHBA-ve në vendet e huaja.

Çdo muaj, do të lëshohen viza për aplikantët që kualifikohen gjatë atij muaji, aq sa lejon numri në dispozicion për lëshimin e vizave. Pasi të gjitha 50.000 vizat për lotari të jenë lëshuar, programi do të përfundojë. Në parim, numrat e vizave mund të përfundojnë përpara shtatorit 2018.

Aplikantët e përzgjedhur të cilët dëshirojnë të marrin vizë, duhet të jenë të përgatitur që të dokumentojnë me përpikëri dosjet e tyre. Të jesh thjesht i përzgjedhur rastësisht, nuk garanton që ju do të merrni një vizë. Përzgjedhje do të thotë vetëm që ju jeni i ligjshëm të aplikoni për një Vizë Shumëllojshmërie (lotarie), dhe nëse numri i dosjes suaj bëhet aktual për shqyrtimin final, ekziston mundësia për lëshimin e vizës së lotarisë. Vetëm 50.000 viza do t’u lëshohen aplikantëve të tillë.

 

Etiketa: lotaria amerikaneshba


Ju sugjerojmë

Mësuesit pro mbylljes së “Tik-Tok”
Aktualitet

Viti i ri shkollor/ Dhjetëra klasa të para në Korçë nuk patën asnjë regjistrim

7 Shtator, 2025 6:50 pm
Lufta në Gaza/ 51 civilë të vrarë nga ushtria izraelite
Te Fundit

Lufta në Gaza, Izraeli: Do të përfundojë vetëm kur Hamasi të lirojë pengjet

7 Shtator, 2025 6:36 pm
Grupi xhihadist vret 60 persona në një fshat nigerian
Bota

Grupi xhihadist vret 60 persona në një fshat nigerian

7 Shtator, 2025 5:36 pm
Kush do ta trashëgojë “perandorinë” Armani?
InstaBIZ

Kush do ta trashëgojë “perandorinë” Armani?

7 Shtator, 2025 4:51 pm
Australisë/ Masakër në Melburn, dy të mitur të vrarë me thikë nga një grup i maskuar
Bota

Australisë/ Masakër në Melburn, dy të mitur të vrarë me thikë nga një grup i maskuar

7 Shtator, 2025 4:01 pm
“Hëna e përgjakur”/ Sot eklipsi hënor do jetë i dukshëm edhe në Shqipëri
Aktualitet

“Hëna e përgjakur”/ Sot eklipsi hënor do jetë i dukshëm edhe në Shqipëri

7 Shtator, 2025 3:43 pm
Ndërtuan pa leje në zona të mbrojtura të Tropojës, nën hetim 5 persona, 2 në kërkim
Aktualitet

Ndërtuan pa leje në zona të mbrojtura të Tropojës, nën hetim 5 persona, 2 në kërkim

7 Shtator, 2025 3:15 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Policia bën bilancin e muajit gusht: 90 operacione, 664 persona të arrestuar

7 Shtator, 2025 2:21 pm
Kurti uron shqiptarët për Kurban Bajramin: Festë e shenjtë për mirësi e solidaritet
Rajoni

Kurti për Gjykatën Kushtetuese: Po funksionon si hije e opozitës ndaj Vetëvendosjes

7 Shtator, 2025 2:16 pm
Shkodër/ 35-vjeçarit i digjen dy makina luksoze në oborrin e shtëpisë
Kronikë

Shkodër/ 35-vjeçarit i digjen dy makina luksoze në oborrin e shtëpisë

7 Shtator, 2025 1:41 pm
Para
Foto lajm/ Rihanna ndryshon flokët në mënyrë drastike

Foto lajm/ Rihanna ndryshon flokët në mënyrë drastike

Ja cili do të jetë formacioni i Kroacisë kundër Kosovës

Ja cili do të jetë formacioni i Kroacisë kundër Kosovës

Shqipëri-Ukrainë/ Publikohet formacioni zyrtar i kuqezinjve

Lajm i keq në prag të ndeshjes me Lihteshtejnin dhe Spanjën. Mungon sulmuesi
















TE FUNDIT

Viti i ri shkollor/ Dhjetëra klasa të para në Korçë nuk patën asnjë regjistrim

Mësuesit pro mbylljes së “Tik-Tok”
7 Shtator, 2025

Nesër nis viti i ri shkollor në të gjithë vendin, ku rreth 345 mijë nxënës do të ulen në bankat...

Lexo më shumë

Lufta në Gaza, Izraeli: Do të përfundojë vetëm kur Hamasi të lirojë pengjet

Lufta në Gaza/ 51 civilë të vrarë nga ushtria izraelite
7 Shtator, 2025

Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar, tha të martën se lufta në Gaza mund të përfundojë nëse pengjet do të...

Lexo më shumë

Grupi xhihadist vret 60 persona në një fshat nigerian

Grupi xhihadist vret 60 persona në një fshat nigerian
7 Shtator, 2025

Grupi xhihadist Boko Haram ka vrarë më shumë se 60 persona në një sulm gjatë natës në shtetin Borno në...

Lexo më shumë

Kush do ta trashëgojë “perandorinë” Armani?

Kush do ta trashëgojë “perandorinë” Armani?
7 Shtator, 2025

Grupi Armani nuk do t'i shitet asnjë gjiganti të huaj dhe do të mbetet i pavarur. Kjo nuk është një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com