Kuvendi i Shqipërisë do të nisë sot seancën e parë të këtij legjislacioni, ndërsa opozita kthehet aty pas më shumë se 30 muajsh mungesë, që shoqëroi vendimin e saj për djegien e mandateve.
Por ndërsa kryetari Basha vendosi përjashtimin nga grupi të themeluesit të PD-së Sali Berisha, pritet që përpara nisjes së seancës grupi i demokratëve të ketë një mbledhje ditën e sotme.
Kujtojmë se në mbledhjen e djeshme një pjesë e deputetëve e kanë kundërshtuar vendimin e Bashës për përjashtimin e Berishës. /Opinion.al