Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nis sot Eurovizion, ja kur këndon Eneda Tarifa

2016/05/10 at 3:13 PM
në InstaBIZ
Kohë leximi: 2 min
A A
Nis sot Eurovizion, ja kur këndon Eneda Tarifa

Në Stokholm të Suedisë do të zhvillohet sot nata e parë gjysëmfinale e Festivalit të Këngës në Eurovizion, ndërsa përfaqësuesja e Shqipërisë, këngëtarja Eneda Tarifa do të performojë në natën e dytë të këtij festivali në 12 maj këngën e saj “Përrallë”. Vetëm 26 vende do të konkurrojnë për një vend në finale, në 2 mbrëmje magjike më 10 dhe 12 maj, për të kurorëzuar më pas fituesin më 14 maj. Suedia është organizatorja e konkursit këtë vit, pasi Mans Zelmerlow fitoi garën vitin e shkuar në Vjenë, me baladën e tij elektro­pop “Heroes”. Eneda Tarifa me këngën “Përrallë”, me kompozim të Olsi Toqit dhe orkestrim të Shpëtim Saraçit, u shpall fituese e Festivalit të 54­ët të Radio Televizionit Shqiptar.

Pa marrjes së çmimit Eneda tha se “ndihem si në përrallë”. “Unë e jetova e përjetova këngën time. Më keni mbushur me emocion, ju falenderoj të gjithëve për mbështetjen, do bëj të pamundurën ta realizoj ashtu siç duhet në Eurosong”, tha ajo.

Sigurisht që vendi mikpritës Suedia dhe Big Five do të elektrizojnë skenën që në natën e parë. The Big 5, janë Italia, Franca, Gjermania, Britania e Madhe dhe Spanja si dhe vendi mikpritës Suedia, që janë automatikisht në finale dhe nuk konkurrojnë në netët gjysmë finale. Për herë të dytë në garë do të jetë dhe Australia, e cila do të përformojë në gjysmëfinalen e dytë, me 12 maj bashkë me Shqipërinë. Sipas sondazheve, këngët më të pëlqyera që kanë shanse për të fituar trofeun e edicionit të 61­të janë: Franca, Rusia, Kroacia, Ukraina, Australia dhe Malta. Festivalin si çdo vit do ta ndjekin miliona shikues nga Evropa, ndërsa risia e këtij viti është që festivali do të transmetohet për herë të parë edhe në SHBA, Kinë, Kore dhe Zelandën e Re. Në Shqipëri Eurovizion do të transmetohet direkt në TVSH, në orën 21:00. Shtetet që do të ngjiten sot në skenë janë: Armenia, Austria, Azerbajxhani, Bosnja & Hercegovina, Kroacia, Qipro, Republika Çeke, Estonia, Finland, Greqia, Hungaria, Islanda, Malta, Moldavia, Mali i Zi, Rusia dhe San Marino. /Balkanweb

Ju sugjerojmë

“Marko from Tropoja” takon Blendi Fevziun!
InstaBIZ

“Marko from Tropoja” takon Blendi Fevziun!

14 Maj, 2025 12:37 pm
24 milionë paund! Kush do ta marrë pasurinë e Liam Payne?
InstaBIZ

24 milionë paund! Kush do ta marrë pasurinë e Liam Payne?

7 Maj, 2025 8:32 pm
Shqetësime për Justin Bieber, shoku i tij beson se është “i bllokuar” në një kult
InstaBIZ

Shqetësime për Justin Bieber, shoku i tij beson se është “i bllokuar” në një kult

23 Prill, 2025 9:04 am
Arrestohet aktori i famshëm William Levy
InstaBIZ

Arrestohet aktori i famshëm William Levy

16 Prill, 2025 8:55 am
Një rrëfim për 70 vitet e jetës së saj/ Diva e kinemasë italiane Ornella Mutti: Tradhëtia me Adriano Çelenton ia vlejti
InstaBIZ

Një rrëfim për 70 vitet e jetës së saj/ Diva e kinemasë italiane Ornella Mutti: Tradhëtia me Adriano Çelenton ia vlejti

14 Prill, 2025 7:07 pm
Zbardhen dokumentat e Gjykatës/ Andrew Tate i drejtoi armën në fytyrën një gruaje: Jam shefi yt, do bësh si të them unë
InstaBIZ

Zbardhen dokumentat e Gjykatës/ Andrew Tate i drejtoi armën në fytyrën një gruaje: Jam shefi yt, do bësh si të them unë

10 Prill, 2025 3:49 pm
Nga yll kinemaje në qendër të hetimeve, aktori dhe prezantuesi i njohur britanik nën akuzë për përdhunim dhe ngacmim seksual
InstaBIZ

Nga yll kinemaje në qendër të hetimeve, aktori dhe prezantuesi i njohur britanik nën akuzë për përdhunim dhe ngacmim seksual

6 Prill, 2025 10:56 am
Jean-Claude Van Damme akuzohet për marrëdhënie seksuale me gra që ishin viktima të trafikimit
InstaBIZ

Jean-Claude Van Damme akuzohet për marrëdhënie seksuale me gra që ishin viktima të trafikimit

3 Prill, 2025 7:20 pm
Ben Affleck tregon arsyen e vërtetë pse u divorcua nga Jennifer Lopez
InstaBIZ

Ben Affleck tregon arsyen e vërtetë pse u divorcua nga Jennifer Lopez

26 Mars, 2025 4:34 pm
“Jemi të lumtur”, këngëtari prezanton për herë të parë 4 të dashurat
InstaBIZ

“Jemi të lumtur”, këngëtari prezanton për herë të parë 4 të dashurat

11 Mars, 2025 8:56 pm
Para
Fillon mbledhja e Grupit të PS­-së, Vlahutin e Lu në selinë rozë

Fillon mbledhja e Grupit të PS­-së, Vlahutin e Lu në selinë rozë

Prokuroria i sekuestron 600 mijë euro djalit të mitur të Rezart Taçit

Aksident me të vdekur në aksin Levan-Vlorë

Aksident me të vdekur në aksin Levan-Vlorë

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Atlete me yllin europian, detaji i veçantë i Kryeministrit Rama

Atlete me yllin europian, detaji i veçantë i Kryeministrit Rama
16 Maj, 2025

Sot po mbahet në Shqipëri Samiti i 6-të i Komunitetit Politik Europian, për të cilin do të mblidhen në Tiranë...

Lexo më shumë

Samiti Politik Evropian/ Spiropali pret në Kryesinë e Kuvendit presidenten e PE

Samiti Politik Evropian/ Spiropali pret në Kryesinë e Kuvendit presidenten e PE
16 Maj, 2025

Tirana sot po mirëpret Samitin e Komunitetit Politik, forum i cili sjell në kryeqytetin shqiptar 52 liderë europianë, përfshirë këtu...

Lexo më shumë

Shqipëria do jetë pjesë e BE në 2030?/ Kallas: Vendi po bën progres me reformat

Shqipëria do jetë pjesë e BE në 2030?/ Kallas: Vendi po bën progres me reformat
16 Maj, 2025

Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë së BE, njëkohësisht ZV/Presidente e Komisionit Europian Kaja Kallas, mbërriti sot...

Lexo më shumë

Bisedimet për paqe në Ukrainë, Rutte nga Tirana: Topi është në fushën e Putinit!

Bisedimet për paqe në Ukrainë, Rutte nga Tirana: Topi është në fushën e Putinit!
16 Maj, 2025

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka mbërritur në tapetin e kuq ku kryeministri Edi Rama po pret liderët...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com